Panorama (Albania)

“Duam vetëm respekt për identiteti­n tonë”, Kovaçevski: BE të përmbushë premtimet!

-

I qartë ishte mesazhi i 3 liderëve të Ballkanit Perëndimor: Kryeminist­rit Edi Rama, Presidenti­t serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeminist­rit maqedonas, Dimitar Kovacevski, pas zhgënjimit nga Bashkimi Evropian, i cili edhe këtë herë nuk i çeli negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të tre dolën në një konferencë të përbashkët për mediat për të shprehur zhgënjimin dhe mospajtimi­n pas vetos bullgare, por edhe për të shpalosur unitetin si “Ballkan i Hapur”. Në samitin e Be-së, Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha në një konferencë për mediat se është koha që BE të përmbushë premtimet e veta, sesa

të kërkojë gjëra të tjera gjëra. “Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të rivendosë një bllokadë. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë deri tani, kemi marrë vendime të vështira. Është koha që BE të përmbushe premtimet e veta, sesa të kërkojë të tjera gjëra. Ne kemi shpallur qëndrimin tonë, se propozimi i

Macron duhet të pranojë këto elemente kyçe. Kushtet historike nuk mund të jenë pjesë në kuadrin negociues. Duhet garantohet nga BE që Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja. Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria do të zbatojnë 4 liritë përmes Ballkanit të Hapur. Çdo nismë nuk duhet të jetë zëvendësue­se e anëtarësim­it të plotë në BE. Të 27 vendet të cilat kanë hyrë në BE. Asgjë më shumë, asgjë më pak, duam vetëm respekt për identiteti­n kulturor historik të qytetarëve të mi dhe ta anëtarësoh­en në BE”, tha Kovaçevski. Samiti u karakteriz­ua nga tensione, ndërkohë që nuk munguan edhe përplasjet verbale, siç ishte ajo e MV dhe Bullgarisë.

 ?? ?? Dimitar Kovacevski
Dimitar Kovacevski

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania