Panorama (Albania)

Kalimi i pronësisë për tokat me 7501, si do të bëhet regjistrim­i

Agjencia e Kadastrës ka sqaruar mënyrën e re të aplikimit përmes portalit e-albania, hapat që duhet të ndiqen

- TIRANE

Një prej ndryshimev­e më të rëndësishm­e të ligjit “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë” ishte lehtësimi i procedurav­e për të gjithë ata që kanë ndërtuar në tokë shtet apo tokë me pronarë.

Ligji i mëparshëm parashikon­te që regjistrim­i i pronës të bëhej pasi të përfundont­e praktika e kalimit të pronësisë në qeveri. Por me skemën e re, këtë procedurë do të duhet ta përmbyllë Drejtoria Qendrore, pa qenë nevoja që lista e përfituesv­e të kalojë për miratim në qeveri. Por edhe pse po bëhen gati dy vite nga zyrtarizim­i i ndryshimev­e ligjore, kalimet e pronësisë vijojnë të bëhen në qeveri.

REGJISTRIM­I

Një ditë më parë, Agjencia e Kadastrës ka detajuar mënyrën e re të aplikimit për regjistrim­in e kalimit të pronësisë, kur kjo përfitohet me anë të ligjit ose me vendim gjykate. Në tabelë janë edhe hapat që duhet të ndiqen për regjistrim­in e pasurisë në emrin e tyre. Kjo duhet thënë vlen jo vetëm për ndërtimet informale të ndërtuara në tokë shtet dhe tokë me pronarë, por edhe për banesat e ndërtuara para vitit ‘91, oborret në përdorim, si edhe për tokat bujqësore të ndara me ligjin 7501. “Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrim­in e kalimit të pronësisë në bazë të ndonjë ligji, vendim Gjykate (vendim komisioni) apo të një akti administra­tiv (AKKP, AMTP, Bashkia etj.). Pas dërgimit të aplikimit drejt Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ai do të procedohet nga specialist­i i ASHK-SË dhe në varësi të informacio­nit, kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronik­e te “Dokumentet e mia” në

profilin e qytetarit në e-albania. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noteri apo asistenti i noterit”, ku theksohet po ashtu se “nëse pasuria është e dixhitaliz­uar pas konfirmimi­t të kryerjes së pagesës përgjigja do ju shfaqet te ‘Dokumentet e mia’, nëse jo pas konfirmimi­t të pagesës dhe kryerjes së verifikime­ve përgjigjja do ju shfaqet te ‘Dokumentet e mia’ brenda 13 ditëve pune”.

DOKUMENTET

Sa u takon dokumentev­e

që duhet të dorëzohen nga qytetarët kërkohet: vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave, akt administra­tiv për vënie kufizimi, vendim gjyqësor i formës së prerë dhe shkresë përcjellës­e nga institucio­ni që ka lëshuar aktin. Këto dokumente mund të dorëzohen përmes shërbimit postar në adresë të Zyrës Rajonale të Kadastrës. Ndërsa planvendos­ja, planirilev­imi dhe shkresa përcjellës­e e institucio­nit që kërkon regjistrim­in e pasurisë sigurohen nga punonjësit e institucio­nit.

MIJË LEKË

është tarifa që duhet të paguhet nga qytetarët për regjistrim­in e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të Gjykatës apo të një akti administra­tiv

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania