Panorama (Albania)

“Tuku”, kapobanda e Niklës, çoi OFL-NË në Kushtetues­e

Pasuritë e gangsterit të Fushë-krujës u konfiskuan në 2021

-

Gjykata Kushtetues­e ka pranuar pjesërisht shqyrtimin e kërkesës së bërë nga “i forti” i Niklës, Flamur Haka, i cili kërkon shfuqizimi­n e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, e cila në vitin 2021 vendosi të konfiskojë pronat e tij, të cilat u sekuestrua­n nga OFL. OFL i kërkoi në 28 shkurt të vitit 2020 Flamur Hakës që të justifikon­te pasurinë, të cilën më pas e sekuestroi deri sa GJKKO vendosi që ta konfiskojë përfundimi­sht.

Flamur Haka është ish-i dënuar si pjesë e bandës famëkeqe të njohur si “Banda e Niklës”. Në shkurt të vitit 2008, ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burg. Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje të herëpasher­shme e më pas në liri me kusht. “Banda e Niklës” u godit gjatë një operacioni të zhvilluar në vitin 2005, ndërsa anëtarët ishin të akuzuar për 7 grabitje me dhunë, një rrëmbim personi dhe një atentat. Drejtuesi i këtij grupi ishte Flamur Haka, personi që u shoqërua dje gjatë operacioni­t të Policisë. Sipas përfaqësue­sve të Prokuroris­ë që në vitin 2008 kërkonin dënimin me 91 vite burgim për anëtarët e grupit, të akuzuarit i kishin kryer veprat penale në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, por të drejtuar nga Haka. Ai ishte njëri prej drejtuesve që vendoste për objektivin dhe planin e grabitjes. Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-SË. Do të jetë Gjykata e Posaçme ajo që do të vendosë për sekuestrim­in ose jo të pasurive të Hakës dhe Çelës. Në vendimin e kësaj gjykate thuhet: “Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Marsida Xhaferllar­i, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 24.05.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentes­h çështjen nr. 4 (F) 2021 Akti të Regjistrit Themeltar”.

Operacioni Forca e Ligjit, i cili prej afro një viti goditi pasuritë e mbi 500 subjekteve me rekorde kriminale, është në fuqi edhe pas një ankese në Gjykatën Kushtetues­e, e cila nuk ka pranuar kërkesën e njërit prej subjekteve, Edlir Hysenajt, pasi sipas saj, nuk shkelen të drejtat e njeriut.

Gjykata Kushtetues­e ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vlerësuar se procesi gjyqësor sipas aktit normativ nr. 1/ 2020, nuk zhvillohet në fushën penale, pra nuk synon të vërtetojë një fakt penal, sepse rregullat e gjykimit në këtë rast janë ato të parashikua­ra në Kodin e Procedurës Civile, ndërsa pasojat e këtij gjykimi janë të natyrës civile, sepse lidhen me pasurinë. Për rrjedhojë, në rastin konkret nuk

mund të zbatohet parimi “ne bis in idem”, pra çështje e gjykuar 2 herë. Gjykata vlerëson se pretendime­t për cenimin e parimit të mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër (“ne bis in idem”) dhe të gjësë së gjykuar (resjudicat­a) janë të pabazuara. Për rrjedhojë, duke e parë të lidhur me këto pretendime, Gjykata vlerëson se nuk ka as cenim të parimit të sigurisë juridike.

 ?? ?? Flamur Haka
Flamur Haka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania