Panorama (Albania)

Vlonjati i armëve të sofistikua­ra u zbulua në telefonin e ekspertit të depos së Mëzezit

Lihet në burg Eno Papa: Nuk kam lidhje me armët, s‘janë të miat Si u shkua tek objekti e snajperët e precesioni­t të lartë. Magazina ishte në celularin e Dorian Kalos

- NIKOLETA KOVAÇI

I riu nga Vlora, i vënë në pranga për një arsenal armësh, kalibër i lartë, ka mohuar të ketë lidhje me to.

Ai ka dalë para gjykatës ditën e djeshme duke qëndruar gjatë gjithë kohës në pozita mohuese në lidhje me objektin ku u gjetën armët në Tiranë, duke treguar se garazhin e kishte për një mikun e tij dhe nuk ishte i veti. Prokurori i çështjes i ka thënë Gjykatës së në fakt objekti ku ishin fshehur armët, në afërsi të Liqenit të Thatë, u gjet në një aparat celular të një personi që u arrestua një javë më parë po në Tiranë. Policia e Tiranës, bashkë me armët, në operacioni­n e një jave më parë bllokoi edhe katër aparate celularësh të dy personave që u arrestuan e, për pasojë, janë ekspertuar dhe është identifiku­ar ambienti në afërsi të Liqenit të Thatë. Operacioni i një javë më parë është në vijim të disa operacione­ve të tjera që lidhen me zbulimin e bazave të armatimeve në Tiranë, zbulime që nisen menjëherë pas marrjes së dëshmisë së një vrasësi me pagesë të penduar, i cili hodhi dritë jo vetëm mbi ngjarje e akte të rënda kriminale, por madje zbuloi edhe depo armësh që gjendeshin në mes të Tiranës dhe strehohesh­in në magazina të njohura nga Policia dhe të gjitha shërbimet në vend.

SEANCA

Kështu Eno Papa (Beqiri), 27 vjeç, “i zoti” i armëve, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi dy ditë më parë në garazhin e një pallati që kishte marrë me qira, iu gjet një arsenal armësh. Ai pretendon se nuk ka dijeni mbi armët e gjetura në garazh, pasi e kishte marrë me qira për mikun e tij. Nga ana tjetër, prokuroria pretendon se Papa është pronar i garazhit dhe ka lidhje me armët.

Burime bëjnë me dije se prokurorët kanë gjetur në celularin e Dorian Kalos, arrestuar disa ditë më parë për një tjetër depo armësh, në zonën e Mëzezit, një foto të garazhit ku mbaheshin armët, duke ngritur dyshimet se të dy personat kanë lidhje me njëri-tjetrin.

OPERACIONI

“Depoja” e armëve u gjet në rrugën “Peti” në kryeqytet dhe zbulimi i saj u bë pas informacio­neve të marra në rrugë operative. Polica bëri me dije se nga operacioni u sekuestrua­n 2 snajperë, 4 armë zjarri kallashnik­ov,

2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciato­r, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderue­shme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizonit (snajper), tri kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikua­r. Ky është arsenali i dytë i armëve që është gjetur në Tiranë brenda

një harku kohor prej më pak se një jave. Operacioni vjen si vazhdimësi e opera- cioni “Silent” që u bë pak ditë më parë në 16 qershor, ku në pranga ranë Elvis Bakalli, 30 vjeç dhe Dorian Kalo, 45 vjeç.

Ndërkohë që për të dyja raste po vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë që mund të kenë lidhje me armët. Këto të fundit janë dërguar në laboratorë­t e kriminalis­tikës për të bërë të mundur ekspertimi­n nëse janë të përdorura në ndonjë ngjarje që ka mbetur e pazbardhur.

 ?? ?? Armët e sekuestrua­ra nga Policia
Armët e sekuestrua­ra nga Policia
 ?? ?? Eno Papa, dje në gjyq
Eno Papa, dje në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania