Panorama (Albania)

Britania largon 23 persona të rrezikshëm, rikthehen në Shqipëri

-

Mediat britanike raportojnë se 23 kriminelë të rrezikshëm u kthyen në Shqipëri të enjten. Mes tyre ishte një trafikant droge, një rrëmbyes dhe një pedofil. Sipas të njëjtave burime, aty kishte edhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar, si dhe një person pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Ata po vuanin dënime, që së bashku arrinin në më shumë se 72 vjet burg. Mediat britanike shkruajnë se mes të deportuarv­e ishte një individ i dënuar me 18 vjet për trafik droge (kokainë) me vlerë më shumë se 2 milionë funte.

Një person tjetër ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe i dënuar për trafik droge (kokainë) dhe i dënuar me më shumë se 10 vjet burg. Një individ tjetër i dënuar me 3 vjet burgim për tentativë për t’u përfshirë në komunikim seksual me të mitur.

Një tjetër person ishte i dënuar me 4 vjet burgim për rrëmbim dhe lëndime të një personi, i cili ishte gjithashtu pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Duke komentuar mbi dëbimet, ministrja e Brendshme, Priti Patel, tha se: “Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimi­n, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer.

Kjo qeveri do të përdorë çdo mjet të disponuesh­ëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimi­n e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet”, tha ajo.

Muajin e kaluar, 190 shtetas të huaj u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikua­r. Zyra e Brendshme theksoi se që nga marsi i vitit 2021 më shumë se 10,000 njerëz janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime të planifikua­ra dhe çarter, me 85 fluturime në 13 vende të ndryshme. “Fluturimi i së enjtes u krye në bashkëpuni­m me qeverinë shqiptare”, shtoi Patel.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania