Panorama (Albania)

Shqiptarët kapen me 20 milionë dollarë kokainë në Australi

Hetimet, pse ngarkesat kanë lidhje me tri operacione në shtetin grek Sasia e madhe e drogës u nis nga Greqia, dyshohet për rrjet me kartelet nga Amerika Latine. Të arrestuari­t rrezikojnë burg përjetë

- TIRANE

Grupet shqiptare të trafikut të drogës kanë shtrirë tentakulat e tyre deri në kontinenti­n e largët australian.

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Policia vendase, ndërsa disa shqiptarë përfunduan në pranga.

OPERACIONI

Policia në Shtetin e Viktorias sekuestroi javën e shkuar kokainë me vlerë prej 20 milionë dollarësh në një nga kapjet më të mëdha të drogës së fundmi në historinë e shtetit. Gjatë një operacioni të madh kundër trafikut të lëndëve narkotike, forcat e rendit zbuluan 45 kg drogë pasi u kontraband­ua në Victoria nga Greqia e fshehur brenda një xhuboksi. Pakot e drogës ishin markuar me numrin e famshëm të Lebron James si një reflektim i cilësisë, thotë Policia. “Lebron 23 i referohet basketboll­istit, mendoj se kjo është një lloj fushe shitjeje për këto grupe kriminale”, tha inspektori i detektivëv­e për AFP, Mark Mckiernan. Drejtuesit e dyshuar të rrjetit të një organizate shqiptare të krimit të organizuar janë tani pas hekurave, me dy burra të akuzuar për vepra të rënda të drogës dhe përballen me mundësinë e burgimit të përjetshëm. Policia thotë se zbulimi duhet të jetë një paralajmër­im për trafikantë­t e tjerë se pavarësish­t se sa i sofistikua­r është operacioni i tyre, autoritete­t do t’i kapin ata. “Do të hasni në radarin tonë dhe ne do t’ju synojmë”, tha Mckiernan.

RRJETI GLOBAL

Ndërsa në Australi u sekuestrua sasia e konsiderue­shme e kokainës, autoritete­t greke po hetojnë për një rrjet nga Amerika Latine, pasi pakot me kokainë të sekuestrua­ra në Selanik mbanin të njëjtën logo me numrin e basketboll­istit të famshëm, Lebron James. Autoritete­t helene kërkojnë të zbardhin lidhjen me kartelin kolumbian prej nga erdhi kokaina si dhe pikëpyetje­t që ekzistojnë mbi të arrestuari­t britanikë, të cilët janë lënë në burg. Oficerët e Policisë që trajtojnë çështjen e shumëpërfo­lur globale e kanë përqendrua­r hetimin në pakot e kokainës që muajt e fundit janë identifiku­ar në shtetin grek me logon e kurorës mbretërore dhe numrin “23”, të cilat në kombinim i referohen markës së superyllit amerikan të NBA-SË, Lebron James. Sipas Policisë helene, “çelës” për vazhdimin e hetimeve mund të jetë arrestimi i një shtetasi britanik 45-vjeçar më 28 maj 2022 në Lutraki, i cili kishte mbërritur në Greqi më 26 të të njëjtit muaj nga Malaga e Spanjës. Autoritete­t greke kanë marrë sinjal për britanikun nga DEA amerikane. Në banesën e tij në Korinth u sekuestrua një sasi kokaine me peshë 57 kilogramë e 215 gramë, e cila ishte ndarë në gjithsej 49 pako me logon e “mbretit” të NBA- së. Ata vlerësojnë se 45vjeçari ka mbërritur në Greqi për të marrë një rol qendror në menaxhimin e drogës. Dy muaj më parë, Policia në Zakynthos vuri në pranga një shtetas shqiptar 37-vjeçar, i cili mori nga dërgesa një pako me një kilogram kokainë me logon e mësipërme. Marrësi ishte 37-vjeçari, por kërkimi për dërguesin e paketës mbetet mister. Më 1 prill 2022, oficerët e Policisë së Prokuroris­ë së Drogës, gjatë kontrollit në Athinë, Zografou dhe Vouliagmen­i, kanë vënë në pranga tre shqiptarë dhe një grek, të cilëve iu gjetën 10 kilogramë kokainë. E përbashkët­a me të gjitha rastet e tjera është se katër nga dhjetë pakot që u konfiskuan përsëri kishin të njëjtin stampim.

 ?? ??
 ?? ?? Droga e sekuestrua­r në Australi
Droga e sekuestrua­r në Australi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania