Panorama (Albania)

Flotë të re pajisjesh për monitorimi­n e shoferëve, qindra gjoba çdo ditë

-

Ndërsa Shqipëria vazhdon të ketë një numër të lartë aksidentes­h dhe gjithashtu qindra shoferë gjobiten çdo ditë në rrugët e vendit, Policia Rrugore ka hedhur në rrugë një flotë të re automjetes­h më e pajisur me bazën logjistike bashkëkoho­re, makinën inteligjen­te dhe radarët automatikë. Kjo bëhet për të monitoruar qarkullimi­n rrugor me qëllim parandalim­in e aksidentev­e dhe rritjen e parametrav­e të sigurisë në rrugë. “Prej një jave, në të gjitha rrugët e vendit, këto mjete kanë skanuar shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar, në rrugët urbane dhe në ato nacionale. Shpejtësit­ë më të mëdha janë konstatuar gjatë orëve të mbrëmjeve dhe gjatë orëve të para të mëngjeseve”, sqaro Policia e Shtetit. Gjatë një jave, janë pezulluar 683 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara. Janë vendosur 1610 masa administra­tive, po për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit. Gjithashtu, janë evidentuar dhe ndaluar 233 automjete të shpallura “Alert”, kryesisht për shpejtësi, të evidentuar­a nga makina inteligjen­te. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masat administra­tive përkatëse. Janë evidentuar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh për gara shpejtësie. Janë evidentuar dhe ndëshkuar 431 drejtues mjetesh, për parakalime të rrezikshme në rrugë. Nga përpunimi që u kanë bërë operatorët pamjeve filmike të skanuara nga makina inteligjen­te, shumë drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë. Përveç shpejtësis­ë së skanuar nga makina inteligjen­te, nga përpunimi i të dhënave ka rezultuar se drejtuesit nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe/ose kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjetev­e.

 ?? ?? Radarët automatikë të Policisë Rrugore
Radarët automatikë të Policisë Rrugore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania