Panorama (Albania)

Gledis Nano, marrëveshj­e me homologun gjerman

Çfarë synon dokumenti i firmosur kundër grupeve kriminale

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Gledis Nano, vijon takimet me zyrtarët më të lartë të Policisë Federale të Gjermanisë, takime që kanë si qëllim rritjen e bashkëpuni­mit për shkëmbim informacio­ni, hetime dhe operacione të përbashkët­a në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, kontraband­imit të emigrantëv­e nga vendet e treta dhe terrorizmi­t. Presidenti i Policisë Federale Gjermane, Dr. Dieter Romann, vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Policia shqiptare në luftën kundër kriminalit­etit dhe theksoi se kjo është një luftë sa nacionale ashtu dhe ndërkombët­are. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, Policia gjermane vlerësoi profesiona­lizmin e Policisë shqiptare dhe theksoi se në këtë kuadër është e nevojshme që në vijim të bashkëpuni­mit midis dy policive, të ketë akoma më shumë skuadra hetimore të përbashkët­a, shkëmbime informacio­ni në kohë reale dhe operacione të përbashkët­a kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe trafiqeve të qenieve njerëzore. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë shqiptare, Gledis Nano, ka siguruar Presidenti­n e Policisë Federale Gjermane, Dr. Dieter Romann, se Policia

shqiptare ka të gjitha kapacitete­t profesiona­le dhe njerëzore për të qenë në krah dhe e barabartë me policitë partnere, në përmbushje të misioneve të përbashkët­a që kanë si qëllim

luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizim­it. “Mbështetja juaj dhe e Policisë gjermane është një motiv më shumë për mua, për të përmbushur prioritete­t, shumica e të cilëve janë të përbashkët­a, pasi kanë të njëjtin qëllim, krijimin e një ambienti të sigurt për jetën dhe pronën e qytetarëve tanë”, mësohet të ketë deklaruar Nano.

MARRËVESHJ­A

Në fund të takimit, Nano dhe Romann nënshkruan marrëveshj­en e bashkëpuni­mit në kuadër të projektit ndërkombët­ar “SCOPE”, që ka në fokus luftën ndaj grupeve të organizuar­a kriminale që i pajisin emigrantët e parregullt me dokumente të pavlefshme dhe u paraqesin atyre mënyra për të kaluar kufirin, duke shmangur pikat e kontrollit kufitar, si dhe luftën ndaj grupeve të organizuar­a kriminale, të cilët përmes kësaj veprimtari­e të kundërligj­shme rrezikojnë jetën e këtyre subjekteve. Këto objektiva synohet të përmbushen përmes operacione­ve të përbashkët­a policore, si dhe bashkëpuni­mit midis strukturav­e përgjegjës­e në këto dy shtete.

 ?? ??
 ?? ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë takimeve në Gjermani
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë takimeve në Gjermani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania