Panorama (Albania)

Mungesa e punëtorëve, resortet në Shëngjin punësojnë afganët

Pronari i hotelit: Nuk marrim asnjë përgjigje për lajmërimet për staf “Prej dy javësh punojmë në plazh”, çifti i arsimuar nga Afganistan­i: Pagat janë të ulëta, por nuk mund të rrimë pa punë

- ELVIS HILA

Pas 8 muajsh qëndrim në Shqipëri, Fiorua Ahman bashkë me bashkëshor­ten e tij vendosën të punësohen këtë sezon veror.

Të vendosur në Shëngjin, që prej shtatorit të vitit 2021, çifti i refugjatëv­e afganë është punësuar në një resort në vijën e parë të plazhit, i cili ndodhet rreth 2 km larg hotelit ku janë të akomoduar.

EKONOMISTI KUJDESET PËR SHEZLONGET

Burri me profesion ekonomist kujdeset për shezlonget te plazhi i subjektit, ndërsa gruaja me profesion infermiere është punësuar si pastruese. “Ne jemi vendosur në Shëngjin që prej shtatorit të vitit 2021, kohë kur Kabuli u pushtua nga Talebanët. Këtu në Shqipëri ndihemi shumë mirë dhe jemi mësuar shumë shpejt me zonën, kjo dhe falë mikpritjes që na është bërë këtu. Kishim shpresë se do iknim në Kanada në muajin prill, por kjo nuk ndodhi pasi ende nuk na ka dalë viza dhe nuk e dimë se deri kur mund të zgjasin procedurat. Në këto kushte vendosëm që këtë sezon veror të punësohem bashkë me bashkëshor­ten këtu ne Shëngjin. Pashë që bizneset kishin vendosur njoftime për punëtorë dhe erdha u interesova. Ramë dakord me pronarin e një resorti dhe prej 2 javësh jemi punësuar bashkë më gruan. Unë menaxhoj shezlonget, ndërsa gruaja po bën pastruesen te hoteli. Jemi shume të kënaqur që kemi filluar punë dhe po ndihemi shume mirë, pasi edhe punëmarrës­i dhe familja e tij po na mbështet shumë”, thotë Ahman.

PENGESA E KOMUNIKIMI­T

Kushtet e punës dhe paga janë të kënaqshme, por problem mbetet komunikimi me klientët për shkak të gjuhës. “Paga dhe kushtet e punës janë të mira. Unë paguhem 400 euro në muaj, ndërsa gruaja 350 euro. Në Afganistan kam qenë paguar më mirë se isha në profesioni­n tim normalisht, por dhe këtu nuk jemi keq. Kemi nisur të socializoh­emi shumë e të përshtatem­i në punën, por problem mbetet komunikimi sepse këtu flasim shqip pjesa më e madhe dhe ne nuk e dimë gjuhën”, shton Ahman.

AFGANËT E PUNËSUAR NË SHËNGJIN

Çifti i bashkëshor­tëve nuk janë të vetmit afganë që janë punësuar në zonën turistike të Shëngjinit. Numri i të punësuarve te subjektet që operojnë në sektorin e turizmit deri tani ka shkuar në 50. Saida Ariayee është bërë pjesë e një sipërmarrj­e që prodhon gjëra të ndryshme artistike, ndërsa shprehet e kënaqur me pagën dhe kushtet e punës. “Po bëhet 1 muaj qe jam punësuar këtu në Shëngjin, në një sipërmarrj­e që prodhon gjëra artistike. Unë me profesion jam doktoreshë, por duke qenë se më vinte shumë dhe për pikturë, vendosa të provoj, po eci mirë dhe punëmarrës­i është shumë i kënaqur me mua. Na kanë thënë se deri nga shtatori do jemi këtu ne Shëngjin, ndaj edhe vendosa të punësohem sepse në këtë mënyrë edhe socializoh­emi, por dhe sigurojmë sadopak të ardhura që normalisht i kemi të domosdoshm­e. Jemi larguar prej luftës dhe kuptohet që dhe gjendja ekomomike nuk është aspak e mire për ne”, thotë Ariayee.

“PAGA 300 EURO, SHUMË E ULËT”

Sida tregon se në Afganistan kishte kushte të mira pune dhe pagë të majme, por që për shkak të situatës politike atje, ëndrra e saj u pre në mes dhe iu prishën të gjitha planet për të ardhmen. “Në Afganistan punoja si koordinato­re kombëtare me Akf dhe rroga ime ishte 1500 dollarë, ndërsa më parë punoja me Kombet e Bashkuara për Shëndetin dhe paga ishte 3 mijë dollarë. Kisha një punë shumë të mirë atje, por gjithçka m’u pre në mes për shkak të pushtimit të vendit tonë nga Talebanët. Këtu në Shëngjin paguhem vetëm 300 euro në muaj për 8 orë punë. Pagë shumë e vogël, por më mire aq se të rrimë pa punë sepse nuk e dimë edhe sa do qëndrojmë këtu”, shton Ariayee.

SFIDA E BIZNESEVE NË SHËNGJIN

Edhe këtë vit, sezoni turistik për bizneset në Shëngjin nisi me sfidën e plotësimit të stafit. Numri i turistëve shënon rritje pas vit viti, por ata janë në vështirësi pasi nuk po gjejnë njerëz t’u shërbejnë. Kanë rritur pagat dhe kanë përmirësua­r kushtet, por njoftimet e bizneseve të turizmit në Shëngjin për vende pune nuk marrin përgjigje. Në këto kushte janë detyruar që të rekrutojnë punëtorë nga Afganistan­i. Besnik Sulaj, i cili ka një hotel më vijën e parë të plazhit, thotë se gjysmën e stafit i ka shtetas afganë. “Unë kam një staf prej 8 vetash dhe 4 prej tyre i kam afganë. I kemi përmirësua­r shumë kushtet dhe pagat, por po hasim shumë vështirësi për punonjës. Më duhen edhe të paktën 4

punëtorë të tjerë dhe s’po mund t’i gjej. Me afganët jam shumë i kënaqur, janë shumë korrektë dhe punëtorë. Jam në trativa dhe me 2 afgan të tjerë që t’i punësoj, pasi s’po gjejmë punëtorë vendas. Problem mbetet vetëm gjuha sepse pjesën më të madhe të klientëve i kemi shqiptarë dhe komunikimi mbetet problem”, thotë Sulaj. Edhe Nureman Hasani, pronar i një fast-foodi në Shëngjin, thotë se në mungesë të krahut të punës vendas është detyruar të marrë punonjës shtetas afganë. “Ka të paktën 3 vite që është bërë shumë keq për punëtorë. Kemi vendosur njoftime dhe s’po gjejmë. Kanë ikur shqiptarët jashtë vendit, s’po shohin të ardhme këtu. Në këto kushte kam punësuar dy gra afgane në fast food. Janë socializua­r shumë shpejt dhe po ia marrin dorën punës. Mirë që ishin afganët këtë vit se s’po gjenim punëtorë fare. Kam nisur edhe procedurat për t’i regjistrua te Tatimet që t’u paguajmë edhe sigurimet”, thotë Hasani. Në zonat turistike të Lezhës, sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve, operojnë 340 biznese dhe numri i të punësuarve gjatë verës shkon në 10 mijë persona.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania