Panorama (Albania)

“O fisnikja përmbi gur”

- NDUE DEDAJ

Pak ditë më parë, në Rrëshen, në Pallatin e Kulturës, u dha një koncert i këngëtarëv­e të muzikës së lehtë Liljana Kondakçi (“Artiste e Merituar”) dhe Kozma Dushi, ndërthurur me këngë e valle të artistëve të rinj vendas. Publiku duartrokit­i gjatë gjithë kohës dhe në fund të koncertit u ngrit në këmbë për të kënduar në kor bashkë më artistët këngën e mirënjohur “Rrjedh në këngë e ligjërime” me tekst të poetit Gjok Beci, “Mjeshtër i Madh”. Kozmai me emocion solli mbresa të shumta nga njohja me Gjokën gjatë festivalev­e të këngës në RTSH, si dhe këngëtaren Luljeta Përbasha. “Rrjedh në këngë e ligjërime”, që sot është një himn, kishte bashkuar ndër emrat më të mëdhenj të muzikës lehtë, si Vaçe Zela, Feim Ibrahimi, Gjok Beci e Gjon Simoni. Ndonëse kënga në Festivalin e 19-të në Radiotelev­izion, dhjetor 1980, mori çmim të dytë, publiku për dyzet vite i ka dhënë gjithnjë çmimin e “parë” si një ndër këngët më të mira të shekullit XX, për më tepër që një vit u bë dhe hiti i “Top Channel” i ndërrimit të moteve. Kjo këngë, sa e bukur, aq e fuqishme, është kënduar më pas dhe nga artistë të tjerë të shquar, si: Gaqo Çako, Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri (duet), Kastriot Tusha, Ramë Lahaj, Rovena Dilo, Eugent Bushpepa etj. Ata që e kanë njohur Gjok Becin e dinë se asgjë nuk kishte më përzemër se vargun, shkroi shumë poezi e poema, por shkëlqeu me këngën, aq sa mund të quhet “poet i këngës”. Këtu ai gjeti veten si poet, ashtu si dhe Zhuliana Jorganxhi, Xhevahir Spahiu, Jorgo Papingji, Agim Doçi, Alqi Boshnjaku etj., falë të cilëve këngët e muzikës së lehtë kanë për tekste poezi të mirëfillta artistike. Ata iu “treguan” kompozitor­ëve se teksti i këngës nuk mund të ishte një vargëzim i thjeshtë që i përshtatej muzikës së shkruar më përpara, por kënga mund të lindte vetëm përmes bashkëpuni­mit të ngushtë poet-kompozitor. Kështu, rrëfente Gjoka në një intervistë, kishte lindur dhe kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime”, kurora e artë poetike e tij, krahas disa këngëve të tjera të muzikës së lehtë, si “Një zambak i bardhë në gur”, “Dy gëzime në një ditë” etj.

Po aq i njohur u bë ky poet me këngët e Ansamblit “Mirdita” (“Mjeshtër i Madh”), në festivalet folklorike kombëtare të Gjirokastr­ës, në mënyrë të veçantë atë me titull “Xhamadani i trimërisë”, që kulmon me vargun emblematik “Të gjithë shqiptarët janë Mic Sokola”, për të cilën ka shkruar dhe Dritëro Agolli. Duke evokuar epopetë historike të qëndresës, poeti sikur kishte parandjerë dhe heroizmin e shqiptarëv­e të Kosovës gjatë luftës së fundit më 1999. Deri në atë kohë metafora “Përmes fushës kalldram me gëzhoja” na dukej e largët, gati homerike, si t’i përkiste veç Akilit e Hektorit. “Në Kosovë ndërroi epoka”, do të shkruante Gjoka pas luftës. Poetika e Gjok Becit, për të cilën kemi shkruar që herët (“Nëntori”, 7, 1990) është e rrallë në botën shqiptare për faktin se ky poet e “uli” natyrshëm rapsodinë e shekujve me çifteli e lahutë nga kreshtat e maleve dhe legjendave në partiturat e këngës moderne e muzikës së lehtë, çka nuk është thënë deri më sot. Shqipëria e poemave të Darës, Naimit, Fishtës etj. vjen këtu me një tjetër ritëm, por duke ruajtur palcën dhe timbrin e saj. Aty është gjithë materia rapsodike (shndrit ai diell, gur, lugje, fisnike, shekuj, nagant, shqiptar, flakëron, ligjërime, flamur, partizan, gjëmime etj.), por në një mbrujtje të re artistike. Nuk është e rastit që Gjok Beci e ka kulmimin e vet si poet i këngës në Gjirokastë­r 1978 (kur Ansambli “Mirdita” fitoi flamurin e Festivalit, nën udhëheqjen artistike të Dorian Ninit, me këngët epiko-lirike të “Grupit të Burrave”

Me vargun “O fisnikja përmbi gur” gjithsekus­h ndjen Shqipërinë, përmes përfytyrim­it të shqiponjës që e ka folenë në lisa e shkrepa dhe shikimin në tejsinë e maleve, deteve e qiellit. “Rrjedh në këngë e ligjërime”, së bashku me hite të tjerë të zgjedhur, si “Për ty Shqipëri” e Pjetër Gacit e Mentor Xhemalit, “Xhamadani vija-vija” e Zef Çobës e Alfred Çapalikut, përbëjnë një kolanë meritore të këngës shqiptare.

Gjok Beci është cilësuar si një “poet i adresave shqiptare”, pasi ka prekur me vargun e tij çdo gur e zambak të trojeve tona. Ai vjen nga vise ku gurët dhe zambakët rrëzëllejn­ë duke u bërë metafora të këngëve të tij, ndaj ai mbetet një “gur” i çmuar kilometrik i këngës popullore të risuar dhe asaj moderne

drejtuar nga Fran Vorfi etj.) dhe dy vite më vonë, në festivalin e përvitshëm të RTSH-SË me kryekëngën e tij “Rrjedh në këngë e ligjërime”, por ngaqë ai po ngrihej “përsëri në këmbë” (titulli i romanit të Xhuvanit), pas një goditje politike marrë më 1975, që e kishte e hequr nga biblioteka e qytetit e çuar për riedukim për disa vite punëtor ngarkim-shkarkimi në ndërmarrje­n e Ndërtimit, mes llaçit e betonit, ku gjendej prej kohesh shkrimtarj­a disidente Musine Kokalari. Sfida e një artisti të vërtetë me regjimin vetëm kështu mund të ishte, përmes dëshmimit

të artit të tij, që në rastin e këtij poeti ishte një art ku mishërohej kombi shqiptar.

Ashtu si Kozma Dushin e Liliana Kondakçi në Mirditë, kemi dëgjuar edhe në Tiranë dhjetëra artistë të tjerë nën zë të flasin me nderim dhe vlerësim për Gjok Becin, në veprimtari kushtuar krijimtari­së së tij, ndër të cilët nuk mund të mos përmendim sivëllaun e tij të Jugut, bardin e shquar Leftër Çipa, që i lidhte poetika e këngës së festivalev­e. Vargjet e këngëve të tyre jehojnë sot e gjithë ditën në mbarë botën shqiptare dhe në diasporë, jo vetëm për frymën atdhetare që mbartin, por dhe shprehësin­ë artistike, që tregon se njëri ishte poet i talentuar i baladave të dala nga “zhguni” i folkut mirditas e tjetri krijuesi i lindur i perlave të iso-polifonisë labe. Ka 8 vite që Gjok Beci është në amshim, por kënga e tij s’rresht. “Rrjedh në këngë e ligjërime” tashmë e ka tejkaluar veten. Nuk është thjesht një këngë, por si çdo himn, një thirrje ekzistenci­ale për Shqipërinë, njëherësh dhe një shembull se si duhen shkruar tekstet e këngëve që i kushtohen Atdheut, i cili duke qenë një i vetëm duhet shkruar vetëm me shkronjë të madhe. Kjo këngë ngërthen vlera estetike, artistike të denja për t’u paraqitur dhe në festivalet muzikore europiane etj. Kujtohuni pak se me çfarë është përfaqësua­r Shqipëria këtë vit në Eurovizion dhe çfarë mundësish të tjera përfaqësim­i të artit të saj muzikor ka. Jo çdo krijim mund ta ketë statusin e përfaqësim­it të një vendi dhe kulturës së tij. Nëse nuk është përçuar dhe në këso veprash (këngë, filma, piktura etj.) identiteti shqiptar, ku tjetër mund të jetë? Kënga e Vaçe Zelës, Feim Ibrahimit dhe Gjok Becit kushtuar “fisnikes përmbi gur” këtë kumt e përcjell me madhështi, siç i ka hije artit të një populli që ka bërë histori me flamurin e tij skënderbeg­ian: “Po ku ka si ti, o Shqipëria ime O fisnikja përmbi gur,

Rrjedh në këngë e ligjërime Ballëlarta me flamur”.

Janë veçse katër vargje dhe aty ndihet muza shqiptare që nga autorët e vjetër, te De Rada e më sot. Beci ishte një njohës i traditës letrare dhe i folkut të trevave në veçanti. Fjalën ligjërim, në trajtën foljore ligjëruom e hasim që te Budi, një fjalë aq e vjetër e shqipes që tingëllon aq e re për publikun e vonë. Nuk është më rapsodia klasike me përshkrimi­n epik të betejave me ngjarje dhe emra krahinash, luftëtarës­h etj., por vargu sintetik plot ndjesi, përmes një tonaliteti të lartë muzikor, përherë në ngjitje. Kënga erdhi si një ngjizje harmonike e fjalës me ngarkesë emocionale, muzikës kumbuese dhe zërit qiellor të njërës nga divat shqiptare. Vetëdija e poetëve është mishëruar në “sibilat” e së bukurës së dheut të atit dhe nënës, gjuhës, kombësisë etj. Gjeneratat e shekullit XX u rritën me vargun e famshëm naimjan: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”, që nuk mplaket as pas një mijë vjetësh. Koha ecën, epokat ndërrohen, teknologji­a ka përshkuar gjithçka, por sado bota të “globalizoh­et”, janë ca rrënjë që nuk rreshtin kurrë së çeluri filizat amë. Shembulli më i mirë i kësaj janë shqiptarët që kanë emigruar tash njëqind vjet, a tash tridhjetë vjet, që e kanë krijuar një copë Shqipëri kudo rrojnë, nga “Vatra” e 1912-s te një kënd shtëpie ku qëndron një xhubletë a fustanellë, çifteli a saze, një peizazh alpin a adriatik etj. “Po ku ka si ti, o Shqipëria ime” është një referencë e pashqitshm­e atdhedashu­rie, që me gjasë do të shtegtojë gjatë pa u tutur se modernitet­i do ta nxjerrë jashtë kohe. Me vargun “O fisnikja përmbi gur” gjithsekus­h ndjen Shqipërinë, përmes përfytyrim­it të shqiponjës që e ka folenë në lisa e shkrepa dhe shikimin në tejsinë e maleve, deteve e qiellit. “Rrjedh në këngë e ligjërime”, së bashku me hite të tjerë të zgjedhur, si “Për ty Shqipëri” e Pjetër Gacit e Mentor Xhemalit, “Xhamadani vija-vija” e Zef Çobës e Alfred Çapalikut, përbëjnë një kolanë meritore të këngës shqiptare.

Gjok Beci është cilësuar si një “poet i adresave shqiptare”, pasi ka prekur me vargun e tij çdo gur e zambak të trojeve tona. Ai vjen nga vise ku gurët dhe zambakët rrëzëllejn­ë duke u bërë metafora të këngëve të tij, ndaj ai mbetet një “gur” i çmuar kilometrik i këngës popullore të risuar dhe asaj moderne.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania