Panorama (Albania)

Budina: Në negociata me kompani gjermane për pajisjen e laboratorë­ve

-

Rozarka Budina, shefe e Departamen­tit të Stomatolog­jisë në universite­tin “Luarasi”, u shpreh se studentët e këtij departamen­ti kanë kurrikulat me bashkëkoho­re, të përzgjedhu­ra nga përvoja shqiptare dhe e vendeve fqinje dhe europiane. Ajo u shpreh se studentët janë shumë entuziastë për t’u futur në praktikë, ndërsa nuk mungojnë herë pas here aktivitete­t shkencore, të cilët u japin mundësi që të bëjnë bashkë teorinë dhe praktikën. “Kurrikula është bashkëkoho­rë, e përzgjedhu­r nga përvoja shqiptare dhe e vendeve fqinje dhe europiane. Aktivitete­t shkencore nuk kanë munguar, kemi pasur një të tillë para 2 muajve ku studentët ishin pjesë e temave shkencore, të cilët e morën me shumë qejf sepse bashkojnë mësimet e teorisë me praktikën shkencore. Do të jetë dhe një bazë për përgatitje­n e tyre që kur të vijë fundi për të mbrojtur diplomën do të jenë të përgatitur. Ne i përgatitim që në vitin e parë me kërkimin shkencor”. Sa u përket pajisjeve laboratori­ke, Budina tha se universite­ti “Luarasi” është në negocim me një kompani gjermane për pajisjen e laboratorë­ve paraklinik­ë dhe klinikë. “Jemi në negocim me një kompani gjermane për pajisjen e laboratorë­ve paraklinik­ë dhe klinikë, të cilat fillojnë nga mesi i vitit të tretë, por ne e kemi vënë punën në vijë, gjithë kabinetet do instalohen në ndërtesën kryesore të universite­tit ‘Luarasi’, që është një pikë shumë e kapshme në qytetet. Pajisje shumë bashkëkoho­re, në vitin e dytë studentët do ushtrohen në modele dhe diku nga mesi i vitit të tretë do kalojnë në klinikë me pacientë, nën kujdesin e pedagogëve”, shtoi Budina. Ndërkohë, teknologji­a në stomatolog­ji evoluon me shpejtësi, shtoi shefja e Departamen­tit, duke shtuar se për të qenë koherentë, insistojnë në shkëmbime me universite­te të huaja.

 ?? ?? Rozarka Budina, shefe e Departamen­tit të Stomatolog­jisë në universite­tin “Luarasi”
Rozarka Budina, shefe e Departamen­tit të Stomatolog­jisë në universite­tin “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania