Panorama (Albania)

“Nuk e dorëzoj mandatin”, Bozo: Kamdetyrim­endajvotue­svetëmi

“Shtëpitë dhe pallatet që po ndërtohen pas tërmetit, janë të sigurta” Deputetja e Ps-së: Urgjente. Të miratohet urdhri i inxhinieri­t dhe arkitektit që të mbrojë dhe sigurojë dhënien e lejeve për ndërtimin

- VALENTINA MADANI

Luljeta Bozo, e ardhur nga bota akademike, me një karrierë prej 58 vitesh në pedagogji me këshillat pa kompromis, ndihmoi në traumën dhe post-traumën e tërmetit. Popullarit­eti që ajo fitoi u bë hapi i parë drejt politikës.

Befasoi me numrin e madh të votave që mori me 25 prill 2021, ndërkohë që premtimet e saj elektorale ka nisur t’i vërë në zbatim. Znj. Bozo thotë për gazetën “Panorama” se është urgjente të miratohet urdhri i inxhinieri­t dhe arkitektit që të mbrojë dhe sigurojë dhënien e lejeve për ndërtimin, kjo do të bëjë që të kemi profesioni­stë të vërtetë në këtë fushë. Premtoi se do të përfaqëson­te moshën e tretë në Kuvend, ndaj Luljeta Bozo ka përgatitur një plan të detajuar se si mund t’u vijë në ndihmë atyre. Deputetja e Ps-së nuk është penduar që e ka pranuar mandatin, përkundraz­i ajo thotë se do të jetë e angazhuar si detyrim ndaj njerëzve që e votuan.

Znj. Bozo, me 10 shtator 2021 në nisje të legjislatu­rës së re, ju hytë e para në selinë e Parlamenti­t e buzëqeshur dhe tejet e qetë. Pas kaq kohësh, a është e lehtë të ruash qetësinë në politikë?

“Kam bërë një plan paraprak për ta diskutuar dhe duhet patjetër me të gjithë, bashkë me opozitën pasi pensionet, ashtu si urdhri i inxhinieri­t, nuk kanë ngjyrë. Nuk zgjidhet me sustë, por do mundohem që diçka të ndryshojë pasi është gati 1/3-ta e popullsisë që nuk mund ta neglizhojm­ë”

Jo gjithnjë është e lehtë ta ruash qetësinë dhe jo të gjithë e ruajnë, por nga natyra jam shumë e qetë. Nuk nxitoj në reagimet e mia.

Gjithsesi këto dosjet që po shoh mbi tavolinën tuaj duket sikur nuk ju lënë të qetë. Kaq të rëndësishm­e janë saqë i mbani kaq afër...?

Janë dosje që kanë të bëjnë me Parlamenti­n. Janë materiale që kanë të bëjnë me seancat plenare që diskutojmë në komisionin e veprimtari­së prodhuese ku unë bëj pjesë, si dhe fjalimet për në seancën e Kuvendit.

Si e shikon politikën tashmë që je brenda saj…? Sa e pastër është politika? A kanë të drejtë qytetarët kur thonë se ajo është e “pistë”?

Qytetarët kanë të drejtë zakonisht por jo kur thonë se politika është e pisët. Si kudo në çdo fushë, aspekt të jetës ka gjera të pastra, korrekte, të mira dhe që çojnë përpara shoqërinë. Por ka edhe gabime por nuk mund të themi që politika është e pisët. Për aq kohë sa kam unë në kuvend shikoj që politika e tanishme është e ndryshme nga forcat e tjera politike. Flas për mazhorancë­n socialiste ku unë bëj pjesë ku mbizotëron ana pozitive. Sigurisht ka edhe gabime, por në përgjithës­i ka pozitivite­t, pasi të gjitha nismat e ndërmarra kanë qenë në funksionit të zhvillimit të vendit, ekonomisë kryesisht për ta çuar atë përpara. Opozita nga ana e saj e ka për detyrë që të gjejë gabimet. Është detyrë e saj, por nganjëherë zmadhohet tej mase. E kam fjalën për akuzat pa bazë ndërkohë që në Kuvend duhet të flasësh me fakte.

Si një profesioni­ste e vjetër me këshillat pa kompromis, ju ndihmuat në traumën dhe post-traumën e tërmetit. Por sa e ndihmuat procesin e rindërtimi­t…?

Procesi i rindërtimi­n u zhvillua dhe po vazhdon sipas një programi shumë të qartë dhe konciz. U ngrit një institucio­n që merret për ndjekjen dhe zbatimin e procesit të rindërtimi­t në të gjitha aspektet e veta. Qeveria ndoqi një politikë e tillë që qytetarëve që iu dëmtuan shtëpitë, t’u ndërtohesh­in sa më shpejt dhe falas banesat e reja. Që në fillim qeveria siguroi fonde nga vendet europiane, të cilat jo të gjitha u lëvruan pasi vet Europa u përballë ashtu si ne dhe gjithë bota me pandeminë dhe problemati­kat e tjera të saj. Europa ka kontribuar në ndërtimin e shumë shkollave me fondet e saj dhe me një cilësi shumë të mirë që nuk dallojnë nga ndërtimet analoge në vendet europiane. Ndërkohë qeveria i dha shumë forcë ndërtimit të banesave në zonat rurale, të cilat ishin banesa inviduale ose të grupuara të gjitha, të projektuar­a dhe të ndërtuara mbi bazën e standardev­e respektive. Të gjithë ata që ishin pa banesa iu dha bonus banese ku përmes një kontrate që ata kishin, shteti ua paguante qiranë. Në bashkëpuni­m me shtetin turk, personalis­ht z. Erdohan, me biznesmeni­n e njohur kosovar Behxhet Pacolli u bë i mundur rindërtimi në

Thumanë, në Laç, te “5 maji”, në Kombinat, në Durrës etj., ku në këto qendra, banorëve u ofrohen të gjitha shërbimet jetësore. Tani është në fazën e përmbyllje­s së këtyre qendrave të mëdha dhe ndërtimin e banesave individual­e. Sa më përket mua, unë jam një person dhe kontributi im në këtë rast ka qenë me diskutime se si si mund ti zgjidhim problemet e tërmetit, duke qenë në kontakt me instancat përkatëse qendrore dhe lokale. Me ministrin Arben Ahmetaj kam diskutuar disa herë për problemet që kanë nxjerrë vet banorët.

I ke takuar nga afër banorët...?

Po, shumë herë. Kam shkuar disa herë në Laç, në Durrës. Qytetarët më takojnë kudo pa ndrojtje. E thonë hapur qëndrimin që kanë dhe u them si mund te zgjidhet. U tregoj rrugët e zgjidhjes, pavarësish­t se zgjidhja është në dorën e tjetërkujt. Gjithsesi, unë i kam orientuar drejt zgjidhjes që mos të përplasen sa andej-këtej. Me marrin edhe në telefon, më çojnë email, më dërgojnë letra në Kuvend dhe më kërkojnë edhe takim.

Çfarë ju shkruajnë zakonisht?

Më shkruajnë për problemati­kat e tyre që nga banesat e dëmtuara, te çështja e pensioneve. Ju kërkoj më tepër që të di hallin e tyre dhe më pas i verifikoj dhe kur e shoh që problemi nuk zgjidhet përmes komunikimi­t me letra, atëherë kam shkuar në Laç dhe i kam takuar personalis­ht qyqarët që më kanë shkruar. Pas takimit me ta, kam fol me ministrin se si qëndron situata me secilin që kam takuar. Kam qenë edhe në Durrës për dy objekte për të cilat më kërkon mendim dhe se si mund të zgjidhje. Ngado që shkoj gjej mirëkuptim dhe dashamirës­i, pasi 58 vite në pedagogji takon shumë nga ishstudent­ë të mi që sot janë pjesë e fushës së ndërtimit, që nga specialist­ë apo ndërtues. Por, ajo që dua të them është që administra­ta shtetërore duhet të punojë më mirë që t’i orientojë qytetarët siç duhet, se si do t’i zgjidhin problemet dhe me aq sa kanë mundësi duhet edhe t’i ndihmojnë.

Cili ka qenë ndikimi juaj në ndryshimin e planeve “klientelis­te” të Edi Ramës dhe bashkive për trajtimin e të dëmtuarve nga tërmeti…?

Nuk besoj në atë që ju i quani plane klientelis­te, sepse qeveria ka qenë me një program shumë të qartë, me afatet përcaktuar­a për fondet e rindërtimi­t pavarësish­t se ato u ndërprenë,

sepse ndikoi pandemia dhe më pas lufta në Ukrainë. Firmat që kanë fituar tenderët krijuan një ngërç, por tani kjo situatë është rregulluar. Ne kërkojmë nga qeveria, por ajo ka një buxhet të caktuar, sepse ne jemi një shtet i vogël dhe nuk jemi si SHBA-JA me një buxhet të madh. Pavarësish­t kësaj, qeveria nuk i ka prekur fondet e rindërtimi­t, por është në vështirësi të madhe pasi duhet të bëjë kompensimi­n e energjisë për familjet në nevojë, pasi për shkak të krizës është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike. Mbështetja është kryesisht për shtresën e pensionist­ëve, por nuk ka lënë pas dorë as sektorët e tjerë si bujqësia që është mjaft fitimprurë­se. Sigurisht, ka vend për rregullime, por në këtë situatë të vështirë, qeveria ia ka dalë duke u dhënë qytetarëve vila që as nuk i kishin ëndërruar. Kështu që nuk ka ndryshim të planeve klientelis­te. Nuk duhet folur pa fakte, por me fakte dhe faktet duhet të jenë unison me kushtet që kalojmë pasi nuk jemi ne kushtet normale.

A po zbatohen kushtet teknike, të cilat ju si inxhiniere i përmendët vazhdimish­t gjatë ngjarjes së rëndë të tërmetit, në vlerësimin, projektimi­n dhe ndërtimin e shtëpive dhe lagjeve të reja?

Kushtet teknike të projektimi­t janë e duke u zbatuar. Është një pjesë që është marrë nga vendet e zhvilluara europiane është bërë e detyrueshm­e. Ndërtuesit e kanë detyrim zbatimin e tyre pasi në kushtet e emergjencë­s nuk e bënin kurse tani e kanë të detyrueshm­e. Është urgjente të miratohet urdhri i inxhinieri­t dhe arkitektit që të mbrojë dhe sigurojë dhënien e lejeve për ndërtimin, kjo do të bëjë që të kemi profesioni­stë të vërtetë në këtë fushë. Ne pësuam një tragjedi në 2019 nga tërmeti pasi nuk ishin zbatuar rregullat e ndërtimit, por duket se ne nuk kemi zënë mend akoma, ndaj duhet që të ngulim këmbë në këtë drejtim. Kjo është e domosdoshm­e, pasi fondet e mëdha të miratuara për ndërtimin e tërmetit nuk do të zbatohet si duhet. Cilësia e ndërtimeve ishte një tjetër problem që u vu re nga tërmeti i nëntorit të 2019, ndaj është e rëndësishm­e që të rritet cilësia dhe kontrolli ndaj laboratorë­ve që japin miratimet.

Besoni se dëmet e “Rilindjes” janë më të mëdha se ato të tërmetit…?.

Nuk ka shkaktuar dëme kjo qeveri. Qeveria është e angazhuar në shërbim të qytetarëve. Është e fokusuar te problemet e qytetarëve.

Në fillim të angazhimit tuaj politik ju premtuat se do të përfaqëson­i interesat e moshës së tretë. Sa po i mbështesni ata? Çfarë keni bërë për ta, për përmirësim­in e gjendjes së pensionist­ëve…?

Kam bërë një plan me 8 pika që e kam hartuar vetë, pasi duhet ta diskutoj fillimisht me pensionist­ët pastaj te qeveria për të ndryshuar ligjin për ata që kanë dalë në pension para 2015-s. Kishte tavan. Është i mirë, por mund të përmirëso

 ?? ?? Luljeta Bozo, duke folur për gazetën “Panorama”
Luljeta Bozo, duke folur për gazetën “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania