Panorama (Albania)

Turizëmmem­ushkonja,dështon tenderi për dezinsekti­min

Situata e njëjtë edhe në plazhet e Durrësit, Divjakës dhe Velipojës Shëngjini “pushtohet” nga insektet pickuese. Pushuesit shprehen të shqetësuar për situatën: Nuk dalim dot shëtitje gjatë darkës

- LEZHE/ ELVIS HILA

Rreth një muaj pas çeljes zyrtare të sezonit, turizmi në Shëngjin po përballet me problemati­ka. Prania e insekteve, kryesisht mushkonjav­e, është kthyer në shqetësim për pushuesit, sidomos në orët e mbrëmjes. Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e dezinsekti­mit për këtë vit. Pushuesit thonë se prania e madhe e mushkonjav­e është kthyer në një shqetësim mjaft të madh në këtë zonë bregdetare, duke kërkuar që të merren masa. “Mushkonjat janë shumë shqetësim këtë vit. Siç duket, nuk është dezinsektu­ar vendi dhe shumë mushkonja, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes. E kemi për mall të dalim jashtë, sepse na sulmojnë mushkonjat. Nuk më duket aspak normale kjo situatë që është krijuar. Shteti duhet të marrë masa për dezinsekti­min e ambientit për të eliminuar sadopak insektet, sepse kjo gjendje po e dëmton shumë sezonin turistik e po sjell largim të pushuesve dhe mosrikthim të tyre në vitet e ardhshme”, thotë një pushues nga Kosova. Të njëjtin shqetësim shprehin edhe Operatorët Turistikë në

Shëngjin, të cilët thonë se situata e krijuar është mjaft problemati­ke dhe po dëmton rëndë turizmin. “Mushkonjat janë bërë shumë problem. Këtë vit nuk kemi parë fare të dezinsekto­het vendi. Nuk e di çfarë ka ndodhur këtë vit, por asgjë nuk është bërë. Mushkonjat janë bërë si bletë, duke sulmuar pushuesit. Sidomos në mbrëmje është shumë e vështirë të qëndrosh jashtë nga mushkonjat. Diçka e tillë po dëmton shumë turizmin, duke sjellë largimin e pushuesve. Ju bëj thirrje autoritete­ve që të marrin masa dhe të bëjnë sa më parë dezinsekti­min e të gjithë vijës bregdetare, siç ka ndodhur vitet e shkuara, si e vetmja mënyrë për të larguar sadopak insektet e ndryshme. Ne si biznes e kemi të pamundur të bëjmë dezinsekti­min vetë, sepse ka kosto mjaft të lartë financiare”, thotë Bensik Sula, operator turistik në Shëngjin.

“MUSHKONJAT LARGOJNË PUSHUESIT”

Mungesa e dezinsekti­mit po largon pushuesit, thotë eksperti i turizmit, Leonard Seferi. “Prezenca e mushkonjav­e mendoj se është një problemati­kë mjaft e madhe për turizmin që po jep një ndikim mjaft negativ. Insektet po sulmojnë pushuesit dhe kjo po sjell largim të tyre, duke kërkuar destinacio­ne të reja turistike. Autoritete­t përgjegjës­e duhet të veprojnë menjëherë për t’i dhënë zgjidhje kësaj problemati­ke, duke dezinsektu­ar të gjithë vijën bregdetare, siç ndodh në të gjithë boten”, thotë Leonard Seferi, ekspert turizmi. Vitet e shkuara, dezinsekti­mit i zonave turistike është realizuar që në muajin maj, por këtë sezon një proces i tillë ende nuk ka ndodhur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania