Panorama (Albania)

PD: “Amnistia fiskale” për kriminelët e Edi Ramës Garo: Do lahen miliona euro të vjedhura në tenderë publikë

-

Partia Demokratik­e ka dalë kundër amnistisë fiskale për emigrantët që kanë deri në 2 milionë euro të përfituara në punë të zezë. Zëdhënësja Folriana Garo thotë se amnistia nuk bëhet për emigrantët, por për kriminelët e lidhur me Kryeminist­rin Edi Rama. Sipas Pd-së, ky ligj tregon lidhjen e qeverisë me krimin dhe konfirmon Shqipërinë si vendin e larjes së parave, duke penguar anëtarësim­in në BE. “Ligji i amnistisë fiskale i Edi Ramës është dëshmia tjetër flagrante e lidhjes së Edi Ramës dhe ministrave të tij me krimin, por edhe e vendosmëri­së së tij për të penguar hapjen e negociatav­e me Be-në. Ky ligj, Shqipërinë, vendin tejet problemati­k për larjen e parave, e fut automatiki­sht në listën e zezë të këtyre vendeve. Shqipëria sot, është tashmë arena kryesore e larjes së parave të krimit në Europë. Të dhënat e fundit dëshmojnë se, nga 3 miliardë euro prona të blera nga shqiptarët, vetëm 1 miliard janë transaksio­ne bankare, kurse 2 miliardë janë dhënë cash me valixhe apo strajca. Sipas këtij ligji, Edi Rama ka vendosur që çdo qytetar shqiptar, rezident në Shqipëri apo emigrant, që ka vënë pasuri nga puna në të zezë, por jo kriminale, mund ta deklarojë tashmë atë, duke paguar një tatim të veçantë që varion nga 7 deri në 10%. Ky ligj ndonëse paraqitet sikur po lehtësohen emigrantët në të vërtet ai ka si synim: Së pari, larjen e qindra miliona eurove nga Rama dhe ministrat e tij të vjedhur në tenderë e prokurime publike, të bëra në trafiqe kriminale e të vendosura në llogaritë offshore, ose në emra fonio për të fshehur veten pas tyre. Së dyti, ligji nuk ka asnjë lidhje me punën në të zezë të emigrantëv­e tanë, por lidhet direkt me larjen e miliarda euro para droge e krimi të bandave të lidhura me qeverinë dhe që bëjnë ligjin në narkoshtet­in e Edi Ramës. Së treti, emigrantët po përdoren vetëm si fasadë! Kjo amnisti nuk është për emigrantët e ndershëm, por për të besuarit e Ramës, klientelën dhe investitor­ët e tij strategjik­ë, të privilegju­arit e tij”, thuhet në deklaratën e Pd-së, e cila “e dënon këtë amnisti fiskale si një akt kriminal që shndërron zyrtarisht Shqipërinë në mega-lavatriçen gjigande të parave të krimit në Europë. Ajo është e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe duhet anuluar menjëherë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania