Panorama (Albania)

PROJEKTLIG­JI, MEDALJET DHE DEKORATAT PA SHPËRBLIM FINANCIAR

-

Projektlig­ji parashikon njëmbëdhje­të tituj nderi dhe medalje, ku secili nga titujt ka disa kategori.

Titulli më i lartë do të quhet “Urdhri Suprem i Shqiponjës”, i cili zëvendëson në këtë mënyrë dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, e cila ishte dekorata më e lartë e ligjit aktual. Ajo do të jepet në gjashtë kategori: “Gjerdani i Madh”, “Ylli i Madh”, “Oficer i Madh”, “Komandar”, “Oficer” dhe “Kalorës”.

Presidenti i Republikës, për shkak të funksionit, shpallet menjëherë komandant i këtij urdhri me titullin “Ylli i Madh”, ndërsa mbajtësit e titullit “Ylli i Madh” do të nderohen pas vdekjes me funeral ushtarak.

“Urdhri i Skënderbeu­t” do të ketë gjithashtu të njëjtat kategori, ndërsa në rang të tretë do të jetë “Urdhri i Lisit Akademik”, në bazë të të cilit, qytetarët me merita të veçanta në kulturë, shkencë, arte apo sport, do të mund të nderohen me titujt: “Ylli i Madh”, “Komandar” ose “Kalorës”.

Edhe në këtë rast, Presidenti i Republikës shpallet kryesisht komandant i “Urdhrit të Lisit Akademik”, pavarësish­t nëse është apo jo akademik. Projektlig­ji parashikon 20 tituj “Kalorës të Shqiponjës” dhe 50 “Kalorës të Skënderbeu­t”, pasuar nga 80 “Kalorës të Lisit Akademik” të dhënë çdo vit.

Urdhrat duhet të jepen për njerëzit që janë gjallë “ose menjëherë pas vdekjes”, me përjashtim­e të medaljes “Pishtar i Demokracis­ë”, dukshëm ky një reflektim ndaj dilemave të shkaktuara nga dekretet e Metës për të shpërndarë dekorata për figura të ndryshme historike, si Pjetër Bogdani.

Medaljet dhe dekoratat nuk mbartin shpërblim financiar, por të dekoruarit, sipas projektlig­jit, do të kenë trajtim prioritar në protokolli­n e shtetit, pra në rastet kur ka ceremoni publike, ata do të mund të zënë vend në radhë të parë apo të hyjnë të parët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania