Panorama (Albania)

Ndryshon ligji i sigurimeve, pensionist­ët e vetëpunësu­ar përjashtoh­en nga kontribute­t

“Qëllimi është lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontribute­ve, të cilat nuk u njihen si periudhë sigurimi”

- ADA HAZIZOLLI

Pensionist­ët e vetëpunësu­ar do të përjashtoh­en nga pagesa e kontribute­ve shoqërore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka vendosur të konkretizo­jë nismën, por pa përfshirë ata që janë të punësuar qoftë në sektorin privat apo shtetëror.

“Këshilli i Ministrave mund të vendos që përfituesi­t e pensionit të pleqërisë, të vetëpunësu­ar në sektorin privat, të tërheqin këstet mujore të pensionit dhe të përjashtoh­en nga pagesa e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore, gjatë kohës së vetëpunësi­mit”, përcaktohe­t në draftin e hedhur për konsultim publik.

NDRYSHIMET

Janë rreth 1500 pensionist­ë të vetëpunësu­ar, të cilët krahas pensionit marrin edhe pagën në të njëjtën kohë paguajnë çdo muaj edhe sigurimet. Qeveria ka vendosur të çlirojë nga detyrimet këtë kategori, të cilët pas zyrtarizim­it të ndryshimev­e ligjore do të kenë mundësi që të marrin njëkohësis­ht pensionin dhe pagën pa paguar kontribute. “Qëllimi i këtij projektakt­i konsiston në përjashtim­in e përfituesv­e të pensionit të pleqërisë të cilët vetëpunëso­hen në sektorin privat, pasi kanë fituar të drejtën për pension pleqërie, nga pagesa e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore. Aktualisht, janë 1 484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësu­ar në sektorin privat të cilët paguajnë kontribute çdo muaj në masën 14,151,424 lekë, të cilat kalojnë në fondin e sigurimeve shoqërore. Shuma 169,817,088 lekë në vit me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimev­e do të zbritet nga të ardhurat në fondin e sigurimeve shoqërore”, thuhet në relacion.

SKEMA

Derdhja e kontribute­ve nga ana e pensionist­ëve që vijojnë të jenë pjesë e tregut të punës ka qenë herë pas herë

temë diskutimi. E fundit herë që u soll në vëmendje ishte përmes formularëv­e të këshillimi­t kombëtar, në fillim të këtij viti. Në relacion thuhet se pjesa më e madhe e të anketuarve janë shprehur në mbështetje të nismës, ndaj pritet që qeveria të shkojë gradualish­t drejt përjashtmi­t nga sigurimet për të gjitha kategoritë e pensionist­ëve që vazhdojnë punojnë. “Përmes nismës së Këshillimi­t Kombëtar qytetarëve ju kërkua të jepnin mendim, në lidhje me faktin nëse pensionist­ët të cilët vetëpunëso­hen në sektorin privat duhet të përjashtoh­en nga pagesa e kontribute­ve të detyrueshm­e për sigurime shoqërore. Nga rezultatet e kësaj nisme evidentohe­t fakti se 66% e qytetarëve kanë dhënë përgjigje pozitive. Me qëllim shmangien e detyrimit për pagesën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore të personave, të cilët përfitojnë pensionin e pleqërisë dhe vetëpunëso­hen në sektorin privat, duke qenë se atyre

nuk u njihet koha e vetëpunësi­mit si periudhë sigurimi. Në këtë kuptim, efekti i pritshëm i projektakt­it është lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontribute­ve të cilat deri më sot nuk u njihen si periudhë sigurimi”, theksohet në relacion. Aktualisht, personat të cilët kanë mbushur moshën e daljes në pension, por që nuk e kanë ndërprerë kontratën e punës, mund të përfitojnë 6 për qind shtesë pensioni për çdo vit pune. Por, për këtë duhet që të heqin dorë nga pensioni. Thënë ndryshe, gjatë kohës që janë në punë, të marrin vetëm rrogën, dhe në momentin që shkëpusin kontratën, marrin pensionin dhe shtesën 6 për qind në vit. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 92 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0.5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute”, thuhet në ligj.

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e projektlig­jit të Ministrisë së Financave
Faksimile e projektlig­jit të Ministrisë së Financave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania