Panorama (Albania)

Vodhi 150 mijë euro në Francë, dënohet me 7 vite burg

Kush është i riu me katër gjeneralit­ete, u kërkua nga Europol

-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin mbi dënimin e Bardh alias Farbardh Hoti, i akuzuar për vjedhjen e një shume të mëdha parash në Francës. Hoti ka vjedhur plot 150 mijë euro, 70 prej të cilave cash, ndërsa pjesa tjetër sende me vlerë. Hoti, i cili mban katër gjeneralit­ete, u dënua me 7 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, dënim që është lënë në fuqi edhe nga Apeli. Treshja e gjyqtarëve, Miliana Muça, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e dhënë më 11 shkurt të këtij viti nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke e shpallur Hotin fajtor për veprat penale, “Vjedhja”, “Përvetësim­i i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari­a kriminale”, vepra të kryera në bashndaj

këpunim në formën e grupit të strukturua­r kriminal. OPERACIONI Operacion i koduar “AKUILA 2019”, që çoi në pranga midis të tjerash edhe Hotin, u zhvillua më 14 maj të vitit 2019 në bashkëpuni­m edhe me policinë franceze dhe Europol. Operacioni u kryer në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri, goditi një grup të strukturua­r kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, ku përfunduan në pranga të gjithë anëtarët e këtij grupi prej 8 personash, pesë prej të cilëve u arrestuan në Francë ndërsa tre të tjerë në Shqipëri. “Janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, ku morën pjesë rreth 40 xhandarë dhe policë francezë. 3 persona të tjerë u arrestuan në Shqipëri, ku morën pjesë rreth 50 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Task-forca ‘Anti-skifter’. Personi i tetë është arrestuar dy ditë më vonë në Francë. Kontrollet e kryera bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrim­in në veçanti në Shqipëri, të disa objekteve të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë bizhuteri të identifiku­ara me ndihmën e hetuesve francezë”, sqaronte Policia. Si rezultat i marrjes nën hetim të një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetës­e për keqbërësit, u bë i mundur identifiki­mi, goditja dhe shkatërrim­i tërësisht i këtij rrjeti të organizuar kriminal.

 ?? ??
 ?? ?? Bizhuterit­ë e sekuestrua­ra
Bizhuterit­ë e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania