Panorama (Albania)

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, zbardhet dosja për drejtorët e Policisë

Çfarë deklaruan ata dhe çfarë zbuloi Prokuroria për rolin e efektivëve gjatë përplasjes me armë zjarri në Elbasan

- ELBASAN

Nëse Policia do të kishte ndërhyrë në kohë, vrasja e Pjerin Xhuvanit do të ishte parandalua­r.

Në këtë konkluzion ka dalë Prokuroria e Elbasanit pas hetimeve në lidhje me ngjarjen, ndërsa dy ditë më parë, dy zv/drejtorë policie dhe 6 efektivë të patrullës “Shqiponja” atje u vunë nën akuzë për dëshmi të rreme. Referuar dinamikës së ngjarjes, dy nëndrejtor­ët e Policisë mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji”, pas njoftimit të bërë nga Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratik­e në Elbasan. Pavarësish­t kësaj, ata kanë preferuar të rrinë indiferent­ë, duke mos ndërhyrë dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe efektivët nën varësi të tyre. “Zyrtarët e Policisë nuk reaguan”, thuhet midis të tjerash në dosje.

POLICËT BËNË “SEHIR”

Ndërkohë që vazhdonte debati midis palëve kundërshta­re në zgjedhje, zyrtarët e Policisë qëndronin në trotuar, duke biseduar me Hoxhën, teksa ky i fundit iu tha se bashkë me kolegët e tij, kishin bllokuar një automjet pa targa, pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj, i identifiku­ar si Mehmet Greca, po blinte vota në favor të Partisë Socialiste. Policia nuk ndërhyri në kohë, duke lejuar që në ndihmë të Mehmet Grecës të vinte Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri, Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Çela, Marsel Rroka etj., të cilët lëviznin me 3 automjete. Palët u konfliktua­n mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri. Nga hetimet, ka rezultuar se dy drejtorët, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, si dhe efektivët që i shoqëronin ata, nuk kanë ndërhyrë për të shoqëruar Mehmet Grecën, i denoncuar nga opozita se po blinte vota për Partinë Socialiste. “Nga

ana e dy zv.drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin, dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme Shqiponja nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të forcave të Policisë të Shtetit”, thuhet në dosje cituar nga “News 24”. Sipas prokuroris­ë, zyrtarët e Policisë mund të reagonin në përputhje me situatën, duke përdorur edhe armën e zjarrit që të ruanin jetën e qytetarëve. Pikërisht këto fakte të

zbuluara nga Prokuroria bien në kundërshti­m me dëshmitë e dy drejtorëve dhe efektivëve të repartit “Shqiponja”, të cilët kanë dhënë dëshmi të kundërta me ato që janë faktuar në terren nga ana e prokurorëv­e në lidhje me qëndrimet dhe veprimet e tyre në momentin e përplasjes me armë që la pas 1 të vdekur dhe katër persona të plagosur.

 ?? ?? Ekspertët në vendin ku ndodhi vrasja
Ekspertët në vendin ku ndodhi vrasja
 ?? ?? Pjerin Xhuvani
Pjerin Xhuvani
 ?? ?? Nikollaq Palla
Nikollaq Palla
 ?? ?? Albert Nushi
Albert Nushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania