Panorama (Albania)

Panorama zodiakale

-

DASHI

Ka mundësi që një pjese e atyre që janë në një lidhje të kalojnë një dite goxha të vështirë sot. Në këtë grup do futen kryesisht ata që kanë pasur debate prej kohësh.

DEMI

Edhe pse kohët e fundit atmosfera në çift ka qenë problemati­ke, sot gjërat do ndryshojnë. Do e shihni gjithçka me një sy tjetër dhe do toleroni me tepër në çift.

BINJAKET

Në përgjithës­i klima në jetën tuaj në çift do jetë goxha e mire. Do kuptoheni edhe me një shikim, me atë që keni në krah dhe atmosfera sa vjen e do përmirësoh­et.

GAFORRJA

Ditë shume dinamike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo gjë do shkojë për mrekulli. Beqarët do e gjejnë princin e tyre të kaltër.

LUANI

Komunikimi në çift do shtohet gjatë kësaj dite dhe do i zgjidhni të gjitha paqartësit­ë që keni pasur prej kohësh. Në mbrëmje priten edhe momente romantike.

VIRGJERESH­A

Sot priten probleme në jetën tuaj në çift. Nuk do kuptoheni aspak me atë që keni ne krah dhe mund të thoni edhe gjëra të nxituara, për të cilat të pendoheni.

PESHORJA

Dita nuk do jetë shumë euforike për ju të dashuruari­t sot, megjithatë duhet thënë se as probleme serioze nuk do ketë. Për pjesën më të madhe çdo gjë do jetë rutinë.

AKREPI

Pasioni në jetën tuaj në çift do shtohet gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullues­hme me atë që keni në krah dhe do dëshironi që dita të mos mbarojë.

SHIGJETARI

Jeta juaj në çift do të jetë shumë e zbehtë. Partneri nuk do iu gjendet gjithë kohës pranë. Beqarët do vazhdojnë të kërkojnë princin e kaltër.

BRICJAPI

Do i shtoni dozat e fantazisë në çift gjatë kësaj dite dhe emocionet do jenë më të forta. Partneri do kujdeset në çdo moment, që ju të ndiheni sa më mirë.

UJORI

Zemra do iu rrahë shumë fort sot. Do ia kaloni më së miri me partnerin dhe do jeni plotësisht të sigurt se është pikërisht ai me të cilin doni të jetoni përgjithmo­në.

PESHQIT

Planetët ka rrezik t’ua ndërlikojn­ë paksa gjërat sot. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar në jetën tuaj në çift, prandaj do ketë edhe momente kur do mërziteni mjaft.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania