Panorama (Albania)

PROJEKTLIG­JI PËR KULTIVIMIN E KANABISIT MJEKËSOR

-

PËRPUNIMI DHE LËNDA E PARË

1. Materiali i prodhuar nga bima e kanabisit thahet, pastrohet, ndahet, paketohet dhe shënjohet.

2. Pas përfundimi­t të korrjes, pjesa mbitokësor­e e grumbullua­r e bimës së kanabisit thahet në një hapësirë të rregulluar në mënyrë të posaçme.

3. Kultivuesi i kanabisit, mban një procesverb­al të posaçëm, në tre kopje, për sasinë e prodhuar, përpara se ta përdorë atë për prodhim barnash në prani të inspektorë­ve të Agjencisë. Një kopje i dërgohet ministrisë përgjegjës­e për rendin dhe sigurinë publike, ndërsa nga një kopje e mbajnë palët nënshkrues­e.

4. Ambalazhi me bimën/kanabisin e thatë shënohet me të dhënat në vijim: i. emri dhe selia e personit juridik (kultivuesi­t/prodhuesit); ii. data (dita, muaji dhe viti) i korrjes dhe prodhimit; iii. emri i lëndës së pare; iv.sasia neto dhe bruto e masës së thatë; v.forma (gjethe, lule, bimë, e tërë, e prerë); vi.data e paketimit dhe afati i skadencës. vii. shenjë unike identifiku­ese në formë kodi, pulle apo etikete.

5. Kultivuesi/përpunuesi i kanabisit dorëzon një raport pranë strukturës përgjegjës­e të ministrisë përgjegjës­e për rendin dhe sigurinë publike dhe në Agjenci për përfundimi­n e procesit të prodhimit, kultivimit dhe masës së fituar të thatë, brenda dhjetë ditëve nga dita e përfundimi­t të procesit.

6. Përpara se materiali i thatë të paketohet Agjencia kryen kontrollin e cilësisë në laboratorë­t të certifikua­r dhe të akredituar me metodat më të mira për kontrollin e cilësisë, sipas udhëzimit të miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësi­në, lidhur me përmbajtje­n e komponentë­ve të kanabinoid­it dhe tetrahidro­kanabinoli­t, si dhe kontrollin fizik-kimik dhe mikrobiolo­gjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania