Panorama (Albania)

Qeveria e bën fakt, me 30 nëntor nis legalizimi i kanabisit

Qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Licencimin e Kompanive. Njëri nga aksionerët do të jetë i huaj. Licencat, në dorë të Manastirli­ut

- VALENTINA MADANI

Ligjërimi i prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore nisi me një deklaratë të fortë të Kryeminist­rit Edi Rama në një studio televizive me datën 4 prill 2020.

Rama paralajmër­oi atëherë se qeveria po shqyrton mundësinë e legalizimi­t të kanabisit mjekësor. Krahas me debatin e ashpër që shkaktoi në publikun e gjerë dhe shumë më tepër në ambientet e politikës, qeveria avancoi me studimin dhe përgatitje­t për të legalizuar kultivimin e bimës. Edi Rama nuk humbi kohë por vendosi t’i përfshijë qytetarët shqiptarë në këtë proces, duke u kërkuar mendim përmes Këshillimi­t Kombëtar. Pyetësorit të nismës së qeverisë për Këshillimi­n Kombëtar, për legalizimi­n e kanabisit për qëllime mjekësore, iu përgjigjën pro 308 mijë qytetarë, 148 mijë kundër dhe 51 mijë nuk shprehën një mendim. Kaq mjaftoi që Kryeminist­ri Edi Rama të nxitonte për ta kthyer atë në një ligj. Ndaj qëndrimi i shumicës së shqiptarëv­e pro legalizimi­t, tashmë është reflektuar në një draft nga ana e qeverisë të cilin e disponon gazeta “Panorama”, i cili pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të depozitohe­t në Kuvend. Nisma ligjore parashikon rregullimi­n dhe kontrollin të kultivimit, përpunimit dhe eksportimi­t të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukt­eve të saj, të destinuar për qëllime mjekësore dhe industrial­e. Për zbatimin e ligjit krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimi­t të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësi­së. Agjencia është e ngarkuar për të kontrollua­r dhe monitoruar procesin në të gjitha hallkat që nga farërat, mbjellja, korrja, tharja dhe destinacio­ni fundor i kanabisit. Sipas nismës ligjore, që një kompani të fitojë të drejtën për kultivimin dhe eksportimi­n e kanabisit, duket të pajiset me licencë përkatëse. Licenca për çdo kompani të interesuar miratohet nga qeveria bazuar mbi disa kritere dhe procedura përzgjedhë­se të organizuar­a nga Agjencia Kombëtare e Kanabisit. Brenda 30 nëntorit të këtij viti do të caktohen zonat e mbjelljes, ndërkohë që aplikimi për licencë nis me 2 janar 2023. Konkretish­t, në bazë të nenit 45, pika 1 e projektlig­jit, Këshilli i Ministrave brenda datës 30 nëntor të çdo viti, miraton me propozim të Agjencisë zonat kadastrale (territoret) ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllim industrial. Kurse sipas nenit 44 pika 1 dhe 3 “Subjekteve të interesuar­a për kultivimin e bimëve që përmbajnë lëndë narkotike dhe psikotrope për qëllime mjekësore, u lind e drejta për aplikim për leje pas datës 01.01.2023”. Sipas ligjit të hartuar nga qeveria, licenca për kultivimin do të jepet për 15 vjet për të kultivuar 150 hektarë kompanive që kanë një kapital fillestar prej 100 milionë lekësh dhe përvojë në kultivimin e bimëve mjekësore. Licenca do të miratohet me vendim të qeverisë, me propozim të ministrit të Shëndetësi­së. Çdo personi juridik që aplikon për licencë duhet të ketë eksperienc­ë në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimi­n dhe administri­min e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore. Ai vetë ose një aksioner i tij, i cili zotëron 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtari­së së prodhimit të nënprodukt­eve të bimës së kanabisit në një nga vendet e OECD-SË dhe zotërues i GMP (Good Manifactur­ing Practice/praktika e mirë e prodhimit), të lëshuar nga EMA (European Medical Agency/ Agjencia Europiane e Barnave) ose FDA (Food and Drug Administra­tion/ Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat).

 ?? ??
 ?? NGA MBLEDHJET E QEVERISE ??
NGA MBLEDHJET E QEVERISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania