Panorama (Albania)

Integrimi në BE, tejkalohet ngërçi mes Sofjes e Shkupit

Propozimif­rancez,procesiian­ëtarësimit­tëmaqedoni­sësëveriut­në BE nuk interpreto­het si njohje nga Bullgaria e gjuhës maqedonase

- TIRANË

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arritën sot një marrëveshj­e për të zgjidhur ngërçin mes tyre, bazuar në një propozim të Francës. Marrëveshj­a i hap rrugën nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në BE të Shkupit, por dhe Tiranës. Arritjen e marrëveshj­es e bëri të ditur i pari Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili drejtoi këto 6 muaj Presidencë­n e Bashkimit Europian dhe u angazhua personalis­ht për gjetjen e një zgjidhjeje edhe gjatë samitit të NATO-S në Madrid. “Jam i bindur se kemi arritur një zgjidhje kompromisi, deklaroi Presidenti Macron gjatë një konference shtypi në Madrid. Gjatë samitit të NATO-S, pati bisedime intensive për tejkalimin e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, shkroi më pas në “Twitter” se mirëpriste “zgjidhjen franceze për një marrëveshj­e që do të shtronte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja u jep përgjigje shqetësime­ve të ngritura. Jemi më afër se kurrë. Tani është momenti të thuhet Po”, shkroi ai me një referencë të qartë ndaj Shkupit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë të saj u shpreh se ka pranuar një propozim nga Presidenca franceze me ide që u referohen qëndrimeve të shprehura publikisht prej saj”, duke shtuar se “kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultati­v, fillimisht në Qeveri dhe partnerët e koalicioni­t, e më pas me Presidenti­n, Parlamenti­n dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend. Nëse gjithçka përmbyllet në kohë, gjasat janë që konferenca e parë ndërqeveri­tare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të zhvillohen që javën e ardhshme.

CILI ËSHTË PROPOZIMI FRANCEZ?

Drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet

hyrja e bullgarëve në Kushtetutë­n e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësim­it të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpreto­het si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencë­s së “gjuhës maqedonase”. Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatav­e të anëtarësim­it të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullish­t për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmër­ohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshj­es së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore. Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t’i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshj­et. Propozimi “merr parasysh” synimet e të dyja palëve për të lëshuar “deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase”, me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimi­n e pajtueshmë­risë së asaj marrëveshj­eje dypalëshe si dhe të të ashtuquajt­urës Marrëveshj­e të Sofjes të vitit 2018.

 ?? ??
 ?? ?? Rama me liderët e BE në Samitin e NATO
Rama me liderët e BE në Samitin e NATO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania