Panorama (Albania)

BISEDIMET NË SAMITIN E NATO-S PËR HEQJEN E VETOS BULLGARE

-

12:40

Rama: Mbase sot lajmi i mirë… Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi se mund të ketë një lajm të mirë që vjen nga Bullgaria në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama ka publikuar në “Facebook” një video nga punimet e samitit të NATO-S në Madrid. “Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan Rama teksa shihet duke biseduar me liderët perëndimor­ë dhe Presidenti­n bullgar, Rumen Radev.

14:07

Këshilli i Bashkimit Evropian pritet të marrë vendim për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton “News24”. Kujtojmë që gjatë ditës së enjte, Kryeminist­ri Rama paralajmër­oi në rrjetet sociale se mund të ketë një lajm të mirë që vjen nga Bullgaria në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë që një samit i Be-së me 23-24 qershor dështoi të marrë një vendim për mbajtjen e konferencë­s së parë ndërqeveri­tare me dy shtetet e Ballkanit Perëndimor që ofertën e tyre të integrimit e kanë të përbashkët, për shkak të vetos bullgare. Kjo bëri që të ketë dhe një përplasje në distancë mes Kryeminist­rit Rama dhe zyrtarëve të lartë të Bullgarisë, pasi e cilësoi qëndrimin me veton një turp.

15:02

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha dje se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë për kuadrin e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut. “Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-S në Spanjë. Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile më 24 qershor për të miratuar kornizën negociuese të anëtarësim­it në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut, që mund të lejojë fqinjin e saj verior të fillojë bisedimet e anëtarësim­it me bllokun, por gjithashtu të zhbllokojë edhe rrugën e Shqipërisë drejt BE.

16:20

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka bërë thirrje që të hapet rruga për bisedimin për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, si rrjedhojë edhe më Shqipërinë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se zgjidhja që propozon Presidenti i Francës adreson shqetësime­t e shprehura. “Është koha për të thënë po”, shkruan Michel. “Mirë se vini@europe2022­fr zgjidhje për një marrëveshj­e që do të hapte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësime­t e shprehura. Ne jemi më afër sesa kemi qenë më parë: tani është koha për të thënë po”, shkruan Presidenti i Këshillit Evropian.

16:59

Kryeminist­ri Edi Rama i ka bërë apel Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin e Presidenti­t francez, Macron, për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë. Përmes një postimi në “Twitter”, shefi i qeverisë u drejtohet ligjvënësv­e maqedonas si vëllezër dhe u kërkon të kalojnë në Parlament propozimin francez, gjë e cila do t’i hapte rrugë nisjes së negociatav­e për anëtarësim­in në Bashkimin Evropian për Tiranën dhe Shkupin. “Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimt­ari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatav­e për anëtarësim­in e të dyja vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama në “Twitter”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania