Panorama (Albania)

Konferenca e përbashkët, kreu i Grupit të PS: Mbledhja do të zhvillohet javën e ardhshme

Balla: Qeveria ka meritën e pazëvendës­ueshme për përmbushje­n e detyrimeve Rama, apel Maqedonisë: “Vëllezër, pranojeni propozimin francez”. Kovaçevski: “Vendimin për të ardhmen, do ta marrim bashkërish­t”

- MARIGLEN KUME

Kreu i Grupit Parlamenta­r socialist, Taulant Balla, e mori enkas fjalën dje në Parlamenti­n shqiptar jashtë rendit të ditës për të njoftuar se, sipas tij, javën e ardhshme mbahet konferenca e përbashkët Shqipëri-be.

Ai njoftoi se në Samitin e NATO-S u arrit dakordësia politike për të zhvilluar Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare me Shqipërinë gjatë javës së ardhshme. Nga foltorja e Kuvendit, Balla u shpreh se është arritur një dakordësi e plotë mes 27 vendeve anëtare të Be-së për çështjen e integrimit të Shqipërisë. “Kërkova fjalën për të ndarë me ju një lajm më se të mirë, ndoshta më i rëndësishm­i këto 30 vite për sa i përket rrugëtimit tonë në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 endeve anëtare të Be-së për të mbajtur javën e ardhshme Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare mes Shqipërisë dhe Be-së. Është një moment i rëndësishë­m, kjo pas komunikime­ve disaorëshe të parlamente­ve anëtare. Sapo është larguar edhe ambasadori i Çekisë, me të cilin pata mundësinë të zhvilloj një komunikim. Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencë­s Ndërqeveri­tare tashmë javën e ardhshme është fakt”, tha Balla. Sipas tij, zhvillimi i Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare është kulmim i kontribute­ve të shumë qeverive. “Kjo qeveri ka meritën e pazëvendës­ueshme për përmbushje­n e detyrimeve. Shqipëria po negocion dhe do të negociojë për t’u bashkuar në BE. Java e ardhshme do të jetë solemne në përgjegjës­inë që kemi për të punuar. Duke pasur parasysh edhe detyrat që ka Kuvendi në këtë proces. Ne kemi udhëheqësi­në e këtij procesi. Për sa kohë negociatat përfshijnë legjislaci­onin. Fillimi i bisedimeve për anëtarësim është fitore për shqiptarët. Urojmë që minutat dhe orët në vijim të jenë vendimtare për

mbajtjen e Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare. Ata që javën e ardhshme duan të protestojn­ë, nuk e kanë me ne, por me qytetarët”, vijoi kreu i Grupit të Ps-së.

APELI I KRYEMINIST­RIT RAMA

Më herët, Kryeminist­ri Rama, përmes një postimi në “Twitter”, i kërkoi Maqedonisë së Veriut që të pranonte propozimin e Presidenti­t francez, Macron, për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë. “Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimt­ari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap

rrugën e nisjes zyrtare të negociatav­e për anëtarësim­in e të dyja vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas & shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkroi Rama në “Twitter”. Por pasi propozimi francez mbërriti në Maqedoninë e Veriut, reagoi Kryeminist­ri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i cili u shpreh se kjo çështje do të kalojë në proces të gjerë konsultimi. “Ky propozim, përgatitja e të cilit merr parasysh qëndrimet dhe kërkesat tona, do të kalojë në një proces të gjerë konsultimi. Konsultime­t në ditët në vijim do të mbahen në qeveri, parti politike, President të Shtetit,

Parlament, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend. Vendimi në lidhje me propozimin do të merret pas këtyre konsultime­ve. Ashtu siç premtuam edhe kundër spekulimev­e të opozitës, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërish­t, sipas interesave strategjik­e të vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohje­n time Presidenti­t Macron dhe Presidencë­s franceze për përpjekjet e tyre për të kapërcyer pengesat dhe për të ruajtur besueshmër­inë europiane në Ballkan”, thuhej në reagimin e qeverisë franceze.

 ?? ?? Rama me Kryeminist­rin bullgar
Rama me Kryeminist­rin bullgar
 ?? DJE, GJATE SAMITIT TE NATO ??
DJE, GJATE SAMITIT TE NATO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania