Panorama (Albania)

Tabaku: Po kompensohe­n kompanitë që kanë lidhje me qeverinë

-

Deputetja e Partisë Demokratik­e Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se është në shërbim të oligarkëve dhe kompanive të caktuara, pasi ato kanë fituar tenderë me 99.9 për qind të fondit limit, duke shtuar se oligarkët paguajnë për të kaluar ligje në Parlament. Sipas Tabakut, mes tyre është edhe rruga Kardhiq-delvinë, ku nga gazeta “Panorama” publikoi skandalin me shtimin e tenderëve për ndërtimin e saj deri në 3-fishim. “U përpoqa të ndjek fjalët e kolegëve socialistë që kishin një emërues të përbashkët, të ulni kokën me turp që po ndajnë 80 milionë euro për disa firma që kanë marrë tenderë korruptivë me 99 për qind të vlerës në 10 kompanitë e preferuara të qeverisë. Nuk di ç’duhet bërë më shumë që qeveria të ulë kokë e të kërkojë ndjesë që sa herë vijnë këtu, nuk miratojnë një akt që shkon në dëm e shërbim të qytetarëve. Kanë bërë një akt që ka hyrë në fuqi ndërkohë që kanë nisur të paguajnë kompanitë. Së dyti, akti sjell amnisti indirekte të detyrimeve të firmave. Vonesa në përfundimi­n e veprave publike dënohet me penalitete. Me këtë akt amnistohen kompanitë që kanë vonesa. Kam raste pa fund të kompanive të përfshira në rindërtimi­n. Nga ana tjetër, kompanitë, përveç faktit që tenderët janë dhënë me 99 për qind të vlerës, kanë lidhje me qeverinë. Rruga Kardhiqdel­vinë dhe shumë raste të tjera i kam denoncuar. Abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë pronarë persona në kërkim, të hetuar, të gjykuar për trafik ndërkombët­ar droge. E dini ç’bën kjo qeveri? 18.6 milionë euro janë dhënë për kompani e persona që janë në hetim. Me aktin qeveria kujdeset t’i sigurojë fitime e të mos i mungojnë të ardhurat. Kur i thoshim ne qeverisë që çmimet po rriten, thoshte jo. Sot doli ministrja tha janë rritur që në shtator. Çfarë lufte kishte në shtator? Ajo që është e rëndësishm­e është që oligarkët paguajnë për të kaluar ligje në Parlament. Kjo është kapja e shtetit në nivelin më të lartë. Ky është korrupsion­i në nivelin më të lartë. Nga korrupsion­i i banakëve është kaluar në korrupsion politik, ku kompani kërkojnë mbështetje e sjellin këtu rritje buxheti për to, ndërkohë që kjo ndihmë e mëshirë nuk i jepet askujt prej qytetarëve në nevojë. Votimi kundër aktit është nder që u bëjmë qytetarëve”, tha Tabaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania