Panorama (Albania)

Berisha: Tenderët fitohen me 99,9 për qind të fondit limit, Salillari s’di ku t’i çojë paratë

Ish-kryeminist­ri kundërshto­n aktin normativ, favorizon klientët e qeverisë “Do më japësh 30 për qind të shumës së tenderit. Kohët e fundit janë 330 milionë tenderime me 99.9 për qind”

- KELMENT BAÇI

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha deklaroi dje se tenderët në vend fitohen me 99.9 për qind të fondit limit, pasi aty brenda përfshihen edhe ryshfeti prej 30 përqindësh që marrin anëtarët e kabinetit apo vetë Kryeminist­ri Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha sulmoi me tone të ashpra aktin ligjor të propozuar nga qeveria për kompensimi­n e rritjes së çmimeve për produktet e kompanive që kryejnë punë publike. Ish-kryeminist­ri risolli në vëmendje tenderin e marrë nga kompania Salillari për mirëmbajtj­en e rrugëve të Jugut, si dhe tenderin për rrugët e Korçës të fituar nga kompania e vëllait të shefit të Gardës, të dyja të fituara me 99 për qind të fondit limit. “Në vend që të kthejë sytë drejt qytetarëve dhe njerëzve në nevojë, vjen këtu me qëllimin e vetëm që qeveritarë­t dhe oligarkët të ndajnë dhe vjedhin përsëri fonde të tjera. Si mund të vidhni sot qytetarët në një kohë kur paguajnë vezën, paguajnë djathin, paguajnë qumështin e foshnjës më shtrenjtë se gjermani, se francezi, se italiani? Edhe kjo për shkak të politikave tuaja çnjerëzore. Pse them që është një vjedhje e hapur? Ka prej shumë kohësh që tani tenderët fitohen gjithmonë me 99.9 për qind të fondit limit. Kam kohë që hetoj dhe çfarë me rezulton, 99.9 për qind e fondit limit që nuk ndodhte kurrë më parë, është paratë që fituesi i tenderit duhet t’i paguajë zyrtarit dhe qeveritari­t. ‘Do ta jap me 99.9 për qind tenderin, por do të më japësh 30 për qind të shumës’. Kohët e fundit janë 330 milionë tenderime me 99.9 për qind. A e dini që ndërtuesi i vilës në pajë i Edi Ramës fitoi tenderin me 13 milionë euro me 99,9 për qind, Artan Sako, është vëllai i komandanti­t të gardës dhe mori tenderin e mirëmbajtj­es së rrugës së Korçës. Ai është tamam brendi i hajdutit. Ndërtoi pallatin pa asnjë leje dhe shpërblehe­t me tender 99.9 për qind. Po s’është vetëm ky. Po Salillari që nuk di ku t’i çojë

paratë, i merr tenderët me 99.9%, paçka se shembi rrugën e Borshit. Pavarësish­t se rruga e ndërtuar prej tij Berat-çorovodë është copë-copë. S’ka rëndësi se me 99% dalin

paratë. Po si nuk vjen dekret për ata që nuk blejnë dot qumështin, për pensionist­in, për fermerin që po falimenton çdo ditë e më shumë”, tha Berisha në Kuvend.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania