Panorama (Albania)

“Incenerato­rët, evazion fiskal 189 milionë euro i 30 kompanive”

Kryemadhi: “Kush do t’i kontrolloj­ë faturat e kompanitë që përfitojnë nga akti normativ? Skema që Rama e përdori për blerje votash”

- KELMENT BAÇI

Kryetarja e LSI-SË, Monika Kryemadhi, paralajmër­oi një tjetër padi në SPAK për evazion fiskal me rimbursimi­n e TVSH-SË, ku 30 kompani kanë përdorur në aferën e incenerato­rëve dhe kanë përfituar 189 milionë euro.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryemadhi thotë se dy të moshuar kanë blerë biznese në vlerën e 35 milionë eurove. Kryetarja e LSI-SË ngriti pyetjen se kush do të jetë instrument­i që do të kontrolloj­ë faturat e kompanive që do të përfitojnë nga akti normativ për kompensimi­n e çmimeve për veprat publike, duke hedhur dyshime se do të ketë keqmenaxhi­m dhe përfitime të paligjshme, ashtu si në rastin e incenerato­rëve. “Dyshimi fillon se cili do të jetë instrument­i që do të kontrolloj­ë faturat. Nga eksperienc­a ime me investigim­in që kemi bërë me incenerato­rët. Skema e kompanive të krijuara për evazion fiskal, që do t’i drejtohet edhe SPAK-UT për t’iu bashkangji­tur padive të tjera, për përvetësim të paligjshëm të TVSH-SË, është 189 milionë dollarë vetëm kompani që kanë punuar me incenerato­rët. Pra, në këtë kompani janë dhe 99.9% të kompanive që përfitojnë sot nga ky akt normativ. Këto janë me fatura dhe data, këto kompani kanë blerë miell, vaj, sheqer, oriz, kripë dhe kanë shitur zhavorr dhe beton. Ka tri grupe në të. Është

grupi i bizneseve që nuk përballojn­ë dot tatimin mbi fitimin dhe rrisin shpenzimet, i shmangin TVSH. Ka një grup tjetër që përfitojnë 300 milionë euro koncesioni­n dhe grabisin paratë nga buxheti i shtetit, duke marrë edhe rimbursim të TVSH-SË; janë edhe kompanitë e tjera që janë të lidhura me incenerato­rët. Këtu janë 9 kompani të lidhura bashkë, të drejtuara nga familja Ymeraj, Murati dhe Frangaj. Pasi janë denoncuar bizneset e tyre janë shitur. Po të klikosh në QKR, nuk hapen, sepse janë mbyllur, sepse nuk kanë paguar TVSH-NË. Një biznes prej 17 milionë eurosh e ka blerë Vezir Brahaj dhe Shkelqim

Meta. Një biznes tjetër prej 7 milionë dollarësh, 10 milionë dhe 14 milionë e ka blerë një zonjë që është 95 vjeçe dhe një zotëri që është 94 vjeç. Këta dy të moshuar kanë blerë biznese prej 35 milionë eurosh”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI-SË akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se ka përdorur skemën e evazionit fiskal për të blerë votat dhe çdo institucio­n publik, si mekanizëm i një strukture kriminale të organizuar. “Skema e evazionit fiskal, më vjen shumë keq për ministret, janë të detyruara ta gëlltisin këtë lugë, është skema që Kryeminist­ri Rama ka përdorur jo vetëm për blerje votash, por skema që ai përdor për të blerë çdo institucio­n shtetëror, publik, mediatik dhe financiar. Vetëm 30 kompani janë 189 milionë dollarë. Evazion i pastër fiskal. Pa llogaritur se çfarë do të ndodhë me aktin normativ për kompanitë e rindërtimi­t. Ndërkohë, janë përsëri që në treg do të hyjnë kompani që fitojnë koncesione 300 milionë euro. Nuk ka kontroll të volumeve dhe punimeve, por çdo gjë ngrihet në mënyrë fiktive. Çështja e evazionit fiskal është një situatë që është mekanizmi i një strukture kriminale të organizuar që do të shërbejë jo vetëm për pastrimin e parave të drogës dhe pastrimin e parave të evazionit fiskal. Shqipëria nuk ka nevojë për amnisti fiskale. Formalizim­i i tregut nis që tek oligarkët e ushqimeve. Ky akt normativ është një mbulesë e asaj grope të zezë të helmatisur dhe me sëmundje vdekjeprur­ëse që mund të zgjasë shumë pak, por pasojat janë të mëdha”, tha Kryemadhi.

 ?? ??
 ?? DJE GJATE SEANCES NE KUVEND ??
DJE GJATE SEANCES NE KUVEND
 ?? ?? Kryemadhi, dje në Kuvend
Kryemadhi, dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania