Panorama (Albania)

“Do dal në protestë, por s’duhet të ekzistojë më pyetja ‘me Berishën apo Bashën?”

-

Shumica e deputetëve të Partisë Demokratik­e kanë konfirmuar se do të jenë në protestë të enjten e ardhshme. Ata shprehen se kjo është nevojë kombëtare, pavarësish­t se kanë rezerva me ish-kryeminist­rin Berisha për organizimi­n. “Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është që përveç përfshirje­s, të kërkonin edhe mendime më tej se sa përfshirja. Duhet të kuptojmë qartë që Grupi Parlamenta­r duhet të ketë prestigjin e të respektohe­t si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët. Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohe­n të gjithë deputetët sa i takon strategjis­ë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do t’i bashkojë demokratët. Pastaj se çfarë do të bëjë hierarkia lart, është çështje më e madhe se kaq”, tha Duma, duke theksuar se

do të vijojë takimet për të ftuar mbështetës­it në protestë. Ndërkohë, deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, u shpreh se nuk duhet të vendoset në pikëpyetje nëse mbështesin Berishën apo Bashën, por shqiptarët e demokratët. “Për të marrë pjesë në protestë, unë nuk e ndërroj, ju kam thënë që do të marr pjesë. Me strukturat jam përditë. Varet çfarë strukturas­h, se i kemi dyzuar strukturat. I kemi shartuar njerëzit në atë farë feje saqë nuk pyesim më: ‘A je kundër kësaj qeverie, apo jo?”, por pyesim: ‘Je me Lulin apo me Saliun?’. Unë mendoj që duhet të jemi të gjithë Partia Demokratik­e dhe nuk ka më struktura, ka demokratë. Kjo është zgjidhja të shkojmë në protestë kundër qeverisë, jo sepse jemi me njërin apo me tjetrin. Kështu gjykoj unë”, tha Korreshi. Ndërkohë, Xhelal Mziu tha se shqiptarët nuk kanë pasur ndonjëherë më shumë arsye për të protestuar. “Nuk besoj se ka një situatë më kritike në familjet shqiptare sesa sot. Kemi çmime rekord në botë dhe shumë herë më të larta se vendet e rajonit. Kemi papunësinë më të madhe dhe korrupsion­in më galopant që mund të ketë një shtet dhe pak ditë më parë zumë edhe vendin e 7-të në botë për sa i përket hashashit. Nuk është një protestë e Berishës, është një protestë e demokratëv­e”, tha Mziu.

 ?? ?? Saimir Korreshi
Saimir Korreshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania