Panorama (Albania)

Balla: Më 7 korrik miratohet rezoluta për Srebrenicë­n

“Kuvendi dënon mohimin publikisht të gjenocidit të kryer në Srebrenicë” Kreu i Grupit të PS: Kemi ftuar zyrtarë të Bosnje-hercegovin­ës të jenë në Kuvend! Do sjellim edhe dokumentin për krimet në Kosovë

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Ps-së, Taulant Balla, ka depozituar në Kuvend një draft-rezolutë “për kujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”. Drafti pritet të miratohet në seancën parlamenta­re të 7 korrikut.

Në tekst thuhet se Kuvendi i Shqipërisë “konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombët­ar, nxit fenomenin e pandëshkue­shmërisë ndaj krimeve të luftës, si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenic­ë, të mbijetuara­ve dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëv­e të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Milosheviç­it”. Në vijim të tekstit, draft-rezoluta parashikon dënimin e atyre që nuk e njohin masakrën e Srebrenicë­s. “Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebrenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetës­ve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranuesh­me e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallë­zimin e retorikës politike nacionalis­te, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e ish-jugosllavi­së nga disa individë, grupime e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit”, thuhet në dokument.

FTESA

Draft-rezoluta për përkujtimi­n dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë u lajmërua nga kryetari i Grupit Parlamenta­r, Taulant Balla, i cili në një komunikim me mediat tha se janë ftuar edhe zyrtarë të Bosnje-hercegovin­ës. “Është një dokument që u referohet 3 rezolutave që ka miratuar

Parlamenti Europian. Sikurse e dini, PE ka shpallur 11 korrikun si datën e përkujtimi­t të gjenocidit në Srebrenicë dhe përmes diplomacis­ë parlamenta­re, kemi ftuar përfaqësue­s zyrtarë të Bosnje-hercegovin­ës që të jenë prezentë. Seanca do të zhvillohet më 7 korrik. Unë mendoj që solemnitet­i i kësaj seance që zhvillohet me 7 korrik. Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe në qëndrime konsekuent­e të qeverisë së Shqipërisë. Në dokument theksohet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare”, tha Balla. Ndërkohë, ai tha se së shpejti do të vijnë me një dokument edhe për luftën në Kosovë. “Dua t’ju informoj se dokumenti është punuar nga ekspertët më të mirë dhe në komunikim me institucio­net zyrtare. Kuvendi i Shqipërisë nuk do të lejohet të përdoret për axhenda personale të dikujt tjetër dhe të luajnë për kredibilit­et apo përfitime personale. Ne do të ecim me një axhendë më komplekse. Në ditët në vijim do të kemi një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë, me krimet në Kosovë”, vijoi Balla.

 ?? ?? Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania