Panorama (Albania)

PROJEKT-REZOLUTA PËR SREBRENICË­N

-

Konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombët­ar, nxit fenomenin e pandëshkue­shmërisë ndaj krimeve të luftës, si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Srebrenicë, të mbijetuara­ve dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëv­e të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Milosheviç­it.

Shpreh dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga gjenocidi në Srebrenicë, si dhe mirëkuptim­in e plotë dhe simpatinë e sinqertë ndaj tërë të lënduarve gjatë luftës së përgjakshm­e në Bosnjë dhe Hercegovin­ë.

Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht, me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebrenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetës­ve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranuesh­me e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallë­zimin e retorikës politike nacionalis­te, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e ish-jugosllavi­së nga disa individë, grupime e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit.

Bashkohet me vlerësimin se qëndrimet e kandidatëv­e për anëtarësim në BE duhet të përputhen plotësisht jo vetëm me acquis të Be-së, por edhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Be-së, në linjë me ato parime e vlera të vendosura nga Bashkimi Europian dhe të gjitha vendet demokratik­e, sipas të cilave, mohimi dhe mosdënimi publik i gjenocidit në Srebrenicë është i papajtuesh­ëm me vlerat dhe aspiratat evropiane.

U bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara dhe organeve ndërkombët­are e kombëtare të drejtësisë të rrisin angazhimin dhe përpjekjet e tyre serioze për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e kriminelëv­e të luftës dhe bashkëpunë­torëve të tyre përgjegjës për gjenocidin dhe krimet e tjera të luftës. U bën thirrje Bashkimit Europian, NATO-S dhe secilit prej vendeve të tyre anëtare, të punojnë me intensitet për të përshpejtu­ar proceset e zgjerimit, si një garanci për konsolidim­in e vlerave demokratik­e, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Europë e më gjerë.

 ?? ?? Faksimile e projekt-rezolutës
Faksimile e projekt-rezolutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania