Panorama (Albania)

Ekonomia u rrit me 6 për qind, peshë ndërtimi dhe tregtia

Raporti i Institutit të Statistika­ve për 3-mujorin e parë të këtij viti Sektorët që performuan më dobët, argëtimi, por edhe bujqësia

- TIRANE

Pavarësish­t krizës, ekonomia shënoi një rritje me gati 6 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi, tregtia dhe pasuritë e paluajtshm­e ishin sektorët që mbajtën peshën kryesore të kësaj rritje. Ndërkohë, referuar raportit të INSTAT, sektorët që performuan më dobët ishin artet, argëtimi dhe shlodhja, por edhe bujqësia që vijon të mos jetë në ditët e saj më të mira. “Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 5,97 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,95 pikë përqindje, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +1,55 pikë përqindje, aktivitete të pasurive të paluajtshm­e me +0,91 pikë përqindje, aktivitete profesiona­le dhe shërbime administra­tive me +0,66 pikë përqindje, aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,26 pikë përqindje, industri, energji dhe uji me +0,24 pikë përqindje, informacio­ni dhe komunikaci­oni me +0,03 pikë përqindje, bujqësi, pyje dhe peshkim me +0,01 pikë përqindje. Negativish­t kontribuua­n aktivitete­t: arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,35 pikë përqindje, administra­ta publike, arsimi dhe shëndetësi­a me -0,18 pikë përqindje”, thuhet në raport.

RAPORTI

Por cila është ecuria e sektorëve, bazuar në performanc­ën e një viti më parë? INSTAT vë në dukje se bujqësia në krahasim me tremujorin e parë të 2021 ka pësuar një rritje të lehtë por sërish performanc­a e këtij sektori mbetet larg pritshmëri­ve. Rënie ka pësuar edhe argëtimi, që pavarësish­t çlirimit nga masat kufizuese që diktoi pandemia, interesi i shqiptarëv­e për tu argëtuar ka kaluar në plan të dytë. “Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit pati një rritje me 0,11%. Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit pati një rritje me 1,38%. Aktiviteti i ndërtimit pati një rritje me 25,49%. Grupi i aktivitete­ve Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor pati një rritje prej 10,55%. Grupi i aktivitete­ve informacio­ni dhe komunikaci­oni u shfaq me rritje prej 0,89%. Aktiviteti financiar dhe i sigurimit ka shënuar një rritje prej 11,96 %. Aktiviteti i pasurive të paluajtshm­e ka shënuar një rritje prej 14,86%. Grupi i aktivitete­ve profesiona­le dhe shërbime administra­tive u shfaq me një rritje prej 11,88%. Grupi i aktivitete­ve të administra­tës publike, arsimit dhe shëndetësi­së u shfaq me rënie prej 1,29%. Grupi i aktivitete­ve arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 14,44%. Taksat neto mbi produktet u rritën me 7,03%”, theksohet më tej në raport. Sa i përket ndryshimev­e në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 1,56%. Aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit u shfaq me një rënie prej 0,14%. Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit shënoi rënie prej 2,73%. Aktiviteti i ndërtimit shënoi një rënie me 0,73%, ndërsa aktiviteti tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 2,84%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania