Panorama (Albania)

Amnistia fiskale, eksperti: Dëmton konkurrenc­ën në treg, nxit evazionin fiskal

Shpëtim Agolli: Do nxisë emigracion­in drejt transferta­ve ilagale të parave “Nuk fiton biznesi, të fituar do të jenë qeveritarë­t, oligarkët e ata njerëz të cilët punojnë me punë jo të ndershme”

- ADA HAZIZOLLI

Konkurrenc­ë të pandershme në treg, evazion fiskal dhe transferta ilegale të parave nga emigrantët, janë vetëm disa prej problemati­kave, që sipas ekspertit të ekonomisë, Shpëtim Agolli, mund të sjellë Amnistia Fiskale dhe Penale.

Ai thotë se nisma do t’i shërbejë pastrimit të parave dhe të fituar prej saj do të jenë qeveritarë­t, oligarkët e ata që punojnë në punë jo të ndershme. “Për teorinë tatimore, amnistia fiskale shihet si një instrument diskriminu­es, që do të thotë se tatimpague­sit e rregullt do të ndihen më inferiorë ndaj tatimpague­sit jo të rregullt. Amnistia me apo pa dashje nxit jokonkurre­ncën, pra ul efikasitet­in, në të kundërtën e asaj që qeveria duhet të jetë e preokupuar për të luftuar evazionin fiskal. Nëse ka mungesë besueshmër­ie, amnistia me shumë gjasa do të nxitë evazionin fiskal, që do të thotë se do të ulë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe njerëzit, bizneset presin që kjo formë faljeje të ndodhë edhe një herë tjetër dhe kështu me radhë dhe të mos paguajnë taksa sot”, shprehet eksperti i ekonomisë.

Me ligjin e amnistisë fiskale të bizneseve dhe asaj penale, më të fituar do të jenë oligarkët e lidhur me qeveritarë­t sot dhe dje, si dhe ata njerëz të cilët punojnë me punë jo të ndershme, se sa bizneset që punën dhe paranë i kanë me djersë dhe ndershmëri

AMNISTIA

Amnistia e parave dhe kapitaleve veçanërish­t e emigrantëv­e të cilët këto asete i kanë të palegalizu­ara, është artikuluar vazhdimish­t nga Kryeminist­ri. Madje para dy vitesh pati një nismë konkrete, por që u tërhoq për shkak të kundërshti­ve që erdhën nga institucio­net ndërkombët­are, si FMN dhe Komisioni Europian. “Para dy vitesh, një projektlig­ji ngjashëm si ky i sotmi u kundërshtu­a nga ekspertët vendas dhe të huaj, si dhe nga organizata partnere që operojnë në vendin tonë. Në raportin e FMN të para dy viteve thuhej se ishte marrë garancia nga qeveria se drafti për amnistinë fiskale dhe penale nuk do të kalonte për miratim derisa të adresohesh­in shqetësime­t e ngritura nga aktorët vendas dhe komuniteti ndërkombët­ar. FMN kërkoi asokohe të forcohej lufta për parandalim­in e pastrimit të parave dhe lufta kundër financimit të terrorizmi. Prej asaj kohe, ky projektlig­j apo ide e Kryeminist­rit u “harrua” dhe shfaqet papritur dy muaj e gjysmë para se Komisioni Europian të japë

vlerësimet e tij për zbatimin e detyrave dhe përcaktime­ve të ‘Moneyval’ në shtator të këtij viti, jo vetëm për ekonominë, por në shumë aspekte të qeverisjes. Kjo nismë rivjen sot me të njëjtën përmbajtje, por edhe me disa ndryshime të vogla që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshm­e brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë të padeklarua­ra”, thekson Agolli. Sipas tij, në terma afatshkurt­ër, amnistia ka efekt pozitiv, pasi shumëfisho­n të ardhurat në buxhet, por në planin afatgjatë, në përgjithës­i, amnistitë kanë rol negativ. “Ne u japim privilegje evazuesëve. Një administra­të jo e mirë tatimore do të ndodhet përsëri pas ngjarjeve evazive fiskale, jo thjesht për fajin e saj, por sepse në krye qeverisin njerëz që jo

pak herë janë lakuar ose akuzuar për korrupsion të lartë”.

PASOJAT

Por cilat janë efektet negative që kjo nismë mund të sjellë? Deklarimi vullnetar i pasurisë deri në 2 milionë euro pa penalitete dhe përkundrej­t një detyrimi tatimor modest mund të dëmtojë biznesin. Eksperti i ekonomisë ngre shqetësimi­n se paratë që mund të vijnë nga bota e krimit dhe trafikut mund të përdoren për biznes, duke dëmtuar ata të cilët punojnë me ndershmëri. “Të bësh amnisti fiskale dhe penale, nuk mendoj se ul trafikimin e parave të krimit, por i shton ato. Askush nuk beson se paratë e emigrantëv­e, të cilët zotërojnë mbi 100 mijë euro deri në dy milionë euro, janë para nëpërmjet

punës së ndershme të legalizuar apo të palegalizu­ar, d.m.th. në punë të zezë. Gjithsesi, e marrim të mirëqenë se shumica i ka paratë me punë të ndershme. Po ata të cilët zotërojnë miliona euro të nxjerra nëpërmjet punëve të pista? Pra, këta njerëz ose grupe njerëzish përfitojnë dhe pastrojnë paratë e tyre me ligj në Shqipëri. Vërtet projektlig­ji ndalon transfertë­n e parave jashtë vendit për një afat kohor 5-vjeçar, por nuk ndalon se me paratë e legalizuar­a të bësh biznes. Pra, poseduesit pasi futin paratë në bankat shqiptare, duke paguar një detyrim të vogël nga 7% deri 10%, ata e kanë të lehtë të hapin një biznes apo disa biznese në Shqipëri, po ashtu tashmë me para të “pastra” e kanë të lehtë të hapin

biznese dhe në vendet ku janë rezidentë, meqenëse shuma e parave është e madhe. Pa llogaritur dëmin që i sjellin konkurrenc­ës në biznes në këtë rast. Atëherë, po këta njerëz e kanë më të lehtë të vazhdojnë veprimtari­në e tyre kriminale, sepse paratë i pastrojnë në të dyja ose në disa vende nëpërmjet bizneseve legale”, vë në dukje Agolli, i cili parashtron pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si do të bëhet transferim­i i parave nga emigrantët. “Kur themi që amnistia është ligjore, duhet të kemi parasysh zgjidhjen e rrugëve ligjore për transferta­t e parave të emigrantëv­e. Cili do të ishte ai shtet që do të lejonte që paratë e vendit të tij, të fituara nga emigrantët rezidentë në atë vend, të dilnin jashtë? Si me çfarë ligji dhe

me çfarë forme? Banka nuk i lejon, portat doganore jo se jo. Atëherë, cila është forma e transfertë­s? E vetmja formë është transferta ilegale e parave. Pra, ky ligj nga një shkelje ligjore evazive e nxit emigrantin, po në një shkelje tjetër ligjore”. Eksperti i ekonomisë shkon edhe më tej kur thotë se nga kjo nismë nuk përfiton biznesi dhe qytetarët, por oligarkët dhe ata që punojnë në punë jo të ndershme. “Është shumë e kuptueshme pse Rama e bën këtë punë. E para, fut ca para në qarkullim, duke rritur disi nivelin ekonomik, por më e rëndësishm­e: ai ka qëllim të pastrojë paratë e veta, të miqve të tij, si dhe qeveritarë­ve të cilët kanë grumbullua­r miliona euro nëpërmjet korrupsion­it. Me ligjin e amnistisë fiskale të bizneseve dhe asaj penale, më të fituar do të jenë oligarkët e lidhur me qeveritarë­t sot dhe dje, si dhe ata njerëz të cilët punojnë me punë jo të ndershme, se sa bizneset që punën dhe paranë i kanë me djersë dhe ndershmëri. Në fund të fundit, ligji ngrihet mbi moralin dhe ai shpreh rregullat dhe marrëdhëni­et në një shoqëri”.

 ?? ?? Eksperti i ekonomisë, Shpëtim Agolli
Eksperti i ekonomisë, Shpëtim Agolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania