Panorama (Albania)

Rritja me 6 për qind e pagave, kategoritë që përfitojnë nga shtesa e re

Tabela me shtesën e rrogave për çdo pozicion arsimtari. Për bluzat e bardha rritja nga 3100 lekë deri në 6600 lekë

- ADA HAZIZOLLI

Prej këtij muaji, pagat për mjekët, infermierë­t dhe arsimtarët përfshirë edhe punonjësit psiko-socialë, do të rriten me 6 për qind.

Rritje e pagës, përmes bonusit, është planifikua­r edhe për punonjësit e Policisë, të cilët ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimi­t.

SHTESA

Gjithsej janë 35 mijë mësues dhe më shumë se 22 mijë mjekë dhe infermierë që do të përfitojnë nga shtesa e re me 6 për qind, që do të nisë të aplikohet prej këtij muaji. Por, si do të reflektohe­t kjo rritje në masën e përfitimit? Nga llogaritje­t, rezulton që për mjekët dhe infermierë­t rritja të variojë nga 3100 lekë deri në 6600 lekë. Konkretish­t, paga për funksion në nivel mesatar nga 79.800 lekë që është aktualisht do të bëhet 84 588 lekë, do të njoh një rritje me 4788 lekë. Paga për funksionin e infermierë­ve dhe laborantëv­e nga 51.810 që është, do të bëhet 54 918 lekë, do të rritet me 3108 lekë. Sakaq, paga mesatare bruto e mjekëve nga 110.553 lekë do të bëhet 117 186 lekë duke njohur një rritje me 6633 lekë ndërsa paga mesatare bruto e infermierë­ve nga 65.700 lekë do të bëhet 69 642 lekë, ose 3942 lekë më shumë në fund të muajit. Janë 2.4 miliardë lekë ose rreth 24 milionë dollarë për të përballuar efektet e kësaj shtese të re. Gjatë prezantimi­t të buxhetit 2022 për shëndetësi­në, Kryeminist­ri Rama paralajmër­oi se do të ketë diferencim­e mbi pagesat e mjekëve, duke shpërblyer

ata të cilët punojnë më tepër e që kanë performanc­ë më të lartë. “Prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infermierë­ve janë rritur 63 për qind. Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbu­shur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojnë të rriten çdo vit me synimin për të kapur plus 40 për qind brenda këtij mandati të tretë dhe plus 6 për qind vitin e ardhshëm. Gjatë këtij mandati, pagat do të rriten me 40% në të gjitha nivelet. Mjekët të mos paguhen të gjithë njësoj sado të rriten pagat, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributi­t dhe performanc­ës”, u shpreh asokohe Kryeminist­ri Rama.

ARSIMTARËT

Gazeta zbardh edhe pagat e reja të personelit pedagogjik në shkolla, nga mësuesit e ciklit të ulët deri te mësuesit e gjimnazeve, përfshirë ata në nivel drejtues. Si referencë ka shërbyer tabela me strukturën e pagave të arsimtarëv­e, miratuar një vit më parë. Në këtë mënyrë, nëse një mësues i fillores, i cili mesatarish­t paguhet nga 39 deri në 45 mijë lekë, prej këtij muaji do të përfitojë një rritje që e çon pagën e tij në kufijtë e 41 deri thuajse 48 mijë lekëshit. Duke qenë se rritja bëhet mbi pozicionin, në nivel drejtuesi, ajo reflek2017-n

tohet më e lartë. Kështu nëse një drejtor shkolle me numër të madh nxënësish paguhet në masën e 70 mijë lekëve, mesatarish­t, nga ky muaj do të paguhet me mbi 74 mijë. Numri 2 i shkollës do të marr nga 64 deri në 66 mijë, ndërsa ata të shkollave 9-vjeçare do të paguhen me rroga deri në 62 mijë lekë për punën që kryejnë. Në programin e Qeverisë për këtë mandat është parashikua­r që në përfundim të 4 viteve shtesa mbi pagë për këto kategori do të jetë 40 për qind. Gjatë mandatit të kaluar, pagat e mësuesve u rritën tri herë: në

me 10 për qind, në vitin 2019 me 7 për qind dhe në vitin elektoral me 15 për qind. Pra, gjithsej pagat për arsimtarët u rritën në nivelin 32 për qind.

PUNONJËSIT E POLICISË

Përmes bonusit do të rriten pagat edhe për punonjësit e Policisë. Përmes kësaj skeme, do të përfitojnë ata punonjës që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimi­t, paga për të cilët do të rritet deri në 150 për qind, së paku kështu u komunikua në fund të vitit që shkoi nga Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania