Panorama (Albania)

Konfirmohe­n 40% e testeve të COVID-19, asnjë masë shtesë

Kapërcejnë shifrat e “Omicron”, shpërndarj­a gjeografik­e sipas qarqeve Një viktimë, 19 pacientë në spitale dhe 553 infektime në një ditë. Komiteti Teknik i Ekspertëve “harron” të mblidhet

- TIRANE

Më shumë se sa numri në rritje alarmante i rasteve pozitive, shqetësues është përqindja e rasteve të konfirmuar­a kundrejt testeve të kryera. Nëse në kulmin e pandemisë ato nuk i kalonin 25%, tanimë është në nivelin e 40%. Nga 1433 të teste të kryera janë konfirmuar 553 qytetarë me Covid-19 vetëm në harkun e 24 orëve. Më e keqja është se situata është lënë në vullnetin e qytetarëve. Ndonëse vendi ynë, ashtu si e gjithë Evropa është në javën e dytë të valës së radhës, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk duket gjëkundi. Mbledhja e tij e fundit daton në 26 prill me heqjen e dy masave të fundit kufizuese, si mbajtja me detyrim e maskës ashtu edhe kufizimin për muzikën pas orës 23:00, duke rihapur klubet e natës. Me ardhjen e periudhës së verës ku njerëzit udhëtojnë nga një vend në tjetrin dhe janë më të prirur për të organizuar evente familjare shifrat pësuan rritje të menjëhersh­me, e cila kapërceu shifrat në stanjacion të tre muajve të fundit.

SITUATA

Testimet e kryera në 24orëshin e fundit përpara se Ministria e Shëndetësi­së të hartojë buletinin ditor kanë zbuluar 553 raste, një shifër e ngjashme dhe në të njëjtën incidencë, si edhe dita e shkuar. nga ky total, 311 prej tyre janë në Tiranë, 33 në Fier, 28 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastë­r, nga 7 qytetarë në Kamzë, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastë­r, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat. Siç shikohet, harta gjeografik­e është zgjeruar, ndërsa numri në qytetet e mëdha veçanërish­t është në rritje. Nga 20 pacientë në spitalin infektiv, kanë mbetur 19, pasi një 72-vjeçar i pavaksinua­r, thekson MSH-JA, nuk e ka fituar dot betejën me virusin. Në të gjithë vendin, numërohen 2,888 qytetarë aktivë me Covid-19. Kundrejt qindra rasteve të reja, tanimë edhe të shëruarit numërohen njëjtë. Ditën e djeshme rezultojnë të jenë çliruar nga koronaviru­si 192 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,463 që nga fillimi i epidemisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania