Panorama (Albania)

Vendos për gjyqtarët e prokurorët, SPAK çon në gjyq anëtaren e KPK

“Me një pagë, bleu apartament­e e toka”, çfarë shkruhet në denoncim Etleda Çiftja akuzohet për falsifikim dokumentes­h e fshehje të pasurisë. Dje “gjykonte” gjykatësin e Shkodrës

- SAIMIR LLESHI

Ndërkohë që Etleda Çiftja merrte pjesë në seancat për rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, Prokuroria Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar mbylli dosjen hetimore ndaj saj, duke e dërguar për gjykim.

Gjatë ditës së djeshme, Çiftja mori pjesë në seancën e vetingut për gjyqtarin e Shkodrës Andri Ymeri, i cili po vlerësohej nga anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it edhe për kriterin e pasurisë, pikërisht një nga akuzat, për të cilën akuzohet Etleda Çiftja nga SPAK.

DOSJA HETIMORE

Prokuroria e Posaçme tha se ka mbyllur hetimet për anëtaren e KPK-SË, Etleda Çiftja, duke ngritur ndaj saj dy akuza, atë të “Falsifikim­it të dokumentev­e” në formën e përdorimit dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklari­min, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave

të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”. Pas hetimit të nisur vitin e shkuar, ka mbyllur hetimin paraprak dhe ka çuar dosjen për gjykim. “Nga hetimet e kryera, ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr. 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, e konkretish­t në lidhje me burimin e blerjes së apartament­it të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip. 1450 m2 dhe me sip. 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-”banka Emporiki–shqipëri sh.a”.

Gjithashtu, e pandehura Etleda Çiftja ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikua­r, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivit të zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHKSË në momentin e regjistrim­it të pasurisë, për të cilën është

lidhur kjo kontratë. Gjithashtu, kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitblerje­n e parcelës tokë arë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

DENONCIMI

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucio­neve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Një vit më parë, pra më 26 qershor 2021, Shoqata e Avokatëve Antikorrup­sion denoncoi në Prokurorin­ë Speciale anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, duke e akuzuar atë për falsifikim dokumentes­h dhe fshehje të ardhurash. “Me pagën si

ndihmëse ligjore në zyrë avokatie pa emër dhe këshilltar­e pranë subjektit..., ka siguruar të ardhura për të përballuar jo vetëm shpenzimet e jetesës, por edhe ka kursyer personalis­ht prej saj vlerën prej 3.000.000 lekësh të rinj dhe ½ vlerë nga shuma prej 42 864 USD, si dhe ka paguar këstet e kredisë. Sa më sipër, deklarimi i saj krijon dyshime të forta mbi burimin e pajustifik­uar të krijimit të pasurive të deklaruara nga znj. Çiftja, fakt i cili përbën elementet e veprës penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Falsifikim i dokumentev­e’”, thuhet në padinë e bërë nga avokatët pranë SPAK.

 ?? ?? Etleda Çiftja
Etleda Çiftja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania