Panorama (Albania)

Enkeleda Hoxha humb edhe statusin e magjistrat­es

Pas burgut, KPA shkarkon përfundimi­sht ish-gjyqtaren e Krujës

-

Ndërsa kërkon pafajësi në Apel, betejën me drejtësinë ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha, e ka vijuar edhe në hallkat e vetingut. Por Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur t’i heqë asaj përfundimi­sht statusin e magjistrat­es, duke e përjashtua­r nga sistemi për 15 vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë, është lënë në fuqi vendimi i shkarkimit të saj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i marrë më 17 mars të vitit të shkuar, ndërsa gjyqtarja ishte prapa hekurave. “Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 4/2021, datë 21.05.2021, që i përket ankueses Enkeleida Hoxha kundër vendimit

të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 92, datë 17.03.2021, me subjekte të interesuar­a Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi: Mospranimi­n e ankimit të magjistrat­es Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor ‘Për caktimin e masës disiplinor­e ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha’. Ky vendim është përfundimt­ar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Marrë më 31.05.2022. Shpallur më 30.06.2022", njofton KPA. Gjyqtarja e Krujës u arrestua në sallën e gjyqit më 11 shkurt të vitit të shkuar, ndërsa do të lironte nga qelitë një tjetër të dënuar. Ajo u akuzua se merrte shuma të mëdha parash për të liruar emra të njohur të krimit, disa prej tyre të dënuar me burg përjetë, si Indrit Dokle, ish-anëtari i bandës së Durrësit. Hoxha u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme, dhe vuajtjen e dënimin e përfundoi vetëm 2 javë më parë. Gjyqtarja bashkëpuno­nte me avokati Aldo Tabaku, i cili shërbente si urë lidhëse mes saj dhe të burgosurve me ndryshimin e vendimeve të dënimit kundrejt përfitimit të shumave të mëdha monetare. Avokati është dënuar me 4 vite burg, ndërsa Manuela Mallkuçi, ish-kryesekret­are e kësaj gjykate, gjithashtu e akuzuar, ka përfituar lirinë pas shlyerjes së dënimit.

 ?? ?? Enkeleda Hoxha
Enkeleda Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania