Panorama (Albania)

“Xhuvani”, drejtuesit e Policisë njihen me vendimin

Momentet fatale të një krimi para syve të forcave të rendit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla shkojnë të pashoqërua­r në Gjykatën e Elbasanit, nuk parandalua­n vrasjen e Pjerin Xhuvanit

- ENES MOLLA

Të pa shoqëruar nga avokatët dhe asaj nga forcat e rendit, dy zv/drejtorët e Policisë, janë paraqitur në Gjykatën e Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj Albert Nushit dhe Nikollaq Pallës, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, çka do të thotë se duhet të shoqërohes­hin nga forca policie për në ambientet e Gjykatës. Ndërkohë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka shpallur grevë pa afat, dy zyrtarët e lartë policor nuk shoqërohes­hin as nga përfaqësue­s ligjor.

ÇFARË THA ALBERT NUSHI

Ndërkohë që drejtohej i vetëm për në ambientet e Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë të ndërmarrë ndaj tij, masë e cila është lënë në fuqi, Albert Nushi u përball me kamera

të shumta televizion­esh përpara ambienteve të Gjykatës, duke u ndjerë i bezdisur prej tyre për shkak të masës së sigurisë, çka i rrezikon detyrën në radhët e Policisë së Shtetit. “Ikni tani më lini rehat”, ishte e vetmja fjali që u dha Nushi gazetarëve i pyetur për akuzat e ngritura ndaj tij.

AKUZAT Prokuroria e Elbasanit njoftoi pak ditë më parë se në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish-zëvendësdr­ejtorë të Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe kanë “shpërdorim detyre”. Në dosjen e Prokuroris­ë, thuhet se drejtuesit e lartë policor ishin shumë pranë vendit ku ndodhi përplasja midis militantëv­e të Partisë Socialiste

dhe asaj Demokratik­e, duke preferuar të mos ndërhynin dhe për pasojë, konflikti u përshkallë­zua duke shkaktuar një të vrarë dhe katër të plagosur. Pamjet e një kamere sigurie të sekuestrua­ra nga Policia dhe të analizuara tregojnë se i ashtuquajt­uri grupi i mbrojtjes së votës pranë Pdsë mbërriti në vendngjarj­e në orën 13:47, ndërsa dy drejtuesit e Policisë mbërritën në vendngjarj­e dhjetë minuta më vonë me një automjet “Range Rover” të bardhë nën pronësinë e Policisë. Në orën 14:01, tri automjete kalojnë me shpejtësi dhe këto automjete kthehen tri minuta më vonë. Në orën 14:07 në vendngjarj­e mbërrin Pjerin Xhuvani, një politikan lokal dhe konfrontoh­et me mbështetës­it e

Partisë Demokratik­e. Ndërsa në zonë ka pasur të shtëna nga disa armë, prokurorët nuk kanë arritur të përcaktojn­ë se kush ishte autori i të shtënave, përveç armës së Arbër Paplekajt. Ndërkohë, Prokuroria thotë se drejtuesit e Policisë nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar Mehmet Grecën, çka mund të ndalonte përshkallë­zimin e situatës. “Në rastin objekt hetimi, moskryerja e këtyre veprimeve, shoqërimi i shtetasit Mehmet Greca në mënyrë të menjëhersh­me, kanë lejuar shtetasit që njiheshin me Mehmet Grecën të marrin territor dhe të dominojnë atë në prani të forcave të Policisë së Shtetit”, thonë prokurorët, të cilët fajësojnë efektivët e Policisë për përshkallë­zimin e ngjarjes.

 ?? ?? Pjerin Xhuvani
Pjerin Xhuvani
 ?? ?? Albert Nushi
Albert Nushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania