Panorama (Albania)

Kujtim Spahivogli, shkëlqimi dhe venitja e gjigantit të dramaturgj­isë shqiptare

Dokumente e dëshmi nga jeta dhe vepra e artistit brilant Nga mbreti i skenës në Teatrin Kombëtar, hekurkthye­s në kantieret e Fierit, historia e dhimbshme e mjeshtrit të madh

- AFRIM IMAJ

“Në heshtje në Tiranë u demonstrua sot një ditë zie, e pashpallur zyrtarisht dhe pa u miratuar nga autoritete­t shtetërore”

Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucio­net artistike të kryeqyteti­t kishin anuluar shfaqjet e paralajmër­uara në shenjë solidarite­ti për vdekjen e parakohshm­e të dramaturgu­t të dënuar Kujtim Spahivogli. Në fakt, nuk kishte ndodhur kurrë më parë të mbyllte dyert Teatri Popullor, Estrada e Tiranës, Cirku Kombëtar dhe institucio­net e tjera artistike pa shpalljen zyrtaren “Ditë zie”. Rasti i Kujtim Spahivogli­t kishte thyer kështu tabunë zyrtare, sikundër vetë ai kishte tejkaluar dikur barrierat e skematizmi­n në artin e dramës dhe jo vetëm, për të cilat ishte ndëshkuar. Në dokumentac­ionin e kohës ka mbetur e arkivuar letra me shqetësimi­n e partiakëve lokalë të Tiranës, ndërkohë që nuk ka gjurmë për mënyrën si ka reaguar udhëheqja e lartë që drejtohej nga Ramiz Alia për ngjarjen e pazakontë në përcjellje­n e dramaturgu­t të njohur. Sidoqoftë, ajo sjellje atipike për kohën përveç tronditjes së aparaçikëv­e, ishte një gjest solidar i jashtëzako­nshëm i artistëve dhe popullit të kryeqyteti­t që e kishte përjetuar me dhimbje jo vetëm ikjen në amshim të Kujtim Spahivogli­t, por tërë kalvarin e vuajtjeve të tij, si i përjashtua­r dhunshëm nga vëmendja publike dhe i degdisur punëtor llaçi.

LICEISTI I PARË, STUDENTI I SHKËLQYER I INSTITUTIT TË ARTEVE NË MOSKË

Kujtim Spahivogli njihet ndryshe si liceisti i parë, nxënësi që është ulur i pari në bankat e Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1946. Djali i një familje të njohur për kontribute të spikatura në lëvizjen anti

fashiste nacionalçl­irimtare, sa mori vesh çeljen e shkollës së parë artistike në Tiranë, ndërpreu studimet që kishte nisur në teknikumin

e mesëm dhe u paraqit menjëherë në shkollën e re, hapur rishtas pas luftës. I dashuruar me artin që fëmijë dhe i përkushtua­r fort

pas programit mësimor, Spahivogli është regjistrua­r sakaq liceisti i parë i “Jordan Misjas” i diplomuar “Shkëlqyesh­ëm”. Në breza

të tërë liceistësh, pas kaq vitesh që atëherë, pakkush e di që liceisti i parë me vlerësimin shkëlqyesh­ëm ka qenë Kujtim Spahivogli. Me të njëjtin vlerësim do diplomohej ai në Institutin e Lartë të Arteve në ish-bashkimin Sovjetik. “Shqiptari brilant që meriton respekt e nderim për rezultate të shkëlqyera në Institutin e Arteve”, shkroi ato ditë gazeta më e madhe për kulturën në Moskë. I rikthyer në Tiranë në fundin e viteve ‘50, plot ëndrra e energji, për të ringritur teatrin dhe dramën shqiptare, i diplomuari i korifenjve të artistëve të kohës, do shkruante një tjetër histori që vinte fill pas vlerësimev­e shkëlqyesh­ëm në Liceun e Tiranës dhe akademinë e Moskës, po këtë herë me një trajektore jo të qëndrueshm­e, me ulje-ngritje të shumta, deri dramatike… “HAMLETI” SHQIPTAR

I VITEVE ‘60

“Kam kënduar gjithmonë, por në një rast i madhi Kujtim

Spahivogli më kërkoi të bëja dhe aktoren. Çuditërish­t, e bëra mirë”. Gjigantja Vaçe Zela shprehej kështu para disa kohësh në një intervistë për gazetën “Panorama”, duke kujtuar bashkëpuni­min e parë me profesorin e teatrit. Në fakt, pakkush e di që në dramën “Një shok i klasës sonë”, shfaqur në fillimin e viteve ‘60 ka aktruar edhe princesha e këngës shqiptare.

“Nuk mundem, i thashë Kujtimit kur më ofroi rolin e dramës, unë di vetëm të këndoj”, kujton Vaçe Zela. “Ngaqë këndon mrekullish­t, mund të aktrosh bukur”, ma ktheu ai i bindur. Se aktrimi në vetvete është një këngë e veçantë, që buron nga shpirti, shtoi ai dhe direkt në skenë. Kjo ishte kredoja e Kujtim Spahivogli­t. Kënga e shpirtit ishte vetë krijimtari­a për të. Andaj edhe u shfaq rrufeshëm në ato vite të vështira. Në pak kohë, në Teatrin

Popullor vuri në skenë plot 25 pjesë, pa përmendur shfaqjet me studentët, realizuar në teatrin e Rinisë të krijuar nga ai. Më shumë se sasia, tërhiqte vëmendjen cilësia dhe risitë si në aktrim dhe në zgjidhjen regjisoria­le. Vetëm në vitet ‘60-‘70, mjeshtri Spahivogli vuri në skenë 20 shfaqje, në pjesën më të madhe të të cilave aktronte dhe vetë. Shkurt, në një kohë të shkurtër ai bëri emër si rrallëkush në fushën e artistit në atë kohë dhe i dha një shtysë të fuqishme dramaturgj­isë shqiptare. E nisur me rolin e Xherxhinsk­it tek “Orët e kremlinit”, për të vijuar me personazhe­t e tjerë te drama “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, karriera artistike e Spahivogli­t do të njihte vetëm kreshendo për të kulmuar te “Hamleti”. Shfaqja e “Hamletit” ishte një shpërthim i vërtetë, që la gjurmë te gjithkush, por që u veçua sidomos nga komuniteti i artistëve si një vepër madhështor­e. Pikërisht për këtë, Kujtim Spahivogli është kujtuar prej tyre si Hamleti shqiptar i viteve ‘60. Gjetje e risi të tjera do përthyhesh­in në krijimtari­në e tij, fill pas suksesit të Hamletit. Tashmë regjisor në Teatrin Popullor dhe pedagog në Institutin e Arteve, por gjithnjë prodhues e novator. Me vlerësimet më të mira janë pritur nga artdashësi­t dramat e realizuara në këtë periudhë si “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”,

“Në tufan”, “Banja”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq” etj.

KTHESA E ERRËT, DRAMA E TRISHTË E DRAMATURGU­T TË SHQUAR

Furtuna e nisur menjëherë pas Festivalit të 11të të Këngës në RTSH dhe e kulmuar me plenumin e katërt të KQ të Partisë në qershor të vitit 1973, do të sillte kthesën e errët e të papritur në jetën e profesorit të dramaturgj­isë. Një ditë krejt pa kujtuar një tabor kalemxhinj­sh e aparaçikës­h duke kaluar në filtër gjithë krijimtari­në e Kujtim Spahivogli­t, do ta kryqëzonin për modernizëm dhe shfaqje liberale. Akoma më të rëndë do ta bënte situatën e tij, fakti që kishte vënë në skenë një nga dramat e Fadil Paçramit, pas dënimit të tij. Goditja fillimisht do të vinte me pushkatimi­n politik. E para ishte organizata bazë e Partisë e Institutit, që do të vendoste për ta kaluar nga anëtar në kandidat partie. Pastaj menjëherë komiteti i partisë i rajonit numër 2 do të vendoste unanimisht për ta përjashtua­r nga partia e për ta larguar nga Tirana. Që këtej artisti i madh u gjend në kantierin e ndërtimit në Mbrostar të Fierit, ku shkëmbeu profesioni­n e dramaturgu­t me atë të hekurkthye­sit. Disa vite aty për t’u rikthyer në Tiranë, po pa të drejtën e ushtrimit të profesioni­t në fillimin e viteve ’80.

 ?? ?? KUJTIM SPAHIVOGLI ME FAMILJEN
KUJTIM SPAHIVOGLI ME FAMILJEN
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania