Panorama (Albania)

Nexhmije Hoxha: Kush e solli Spahivogli­n në Tiranë

“Kryeqyteti­n duhet ta mbajmë të pastër nga këta armiq”

- TIRANE Vijon...

I shfaqur në Tiranë pas përfundimi­t të “riedukimit në gjirin e klasës punëtore” në fillimin e viteve ‘80, dramaturgu i shquar Kujtim Spahivogli tërhiqte vëmendjen me praninë e tij mbrëmjeve në bulevardin e Tiranës për dashamirës­it e artit dhe jo vetëm. I harruar për pesë vjet kantiereve të ndërtimit në periferi të qytetit të Fierit, besonte se më në fund kishte ardhur momenti i shumëpritu­r të rikthehej pranë strehës së tij të dashur, por edhe në skenën e munguar aq gjatë. Mirëpo Tirana e atyre ditëve përjetonte një dramë shumë më të rëndë nga ajo që kishte kaluar dramaturgu i internuar. Vetëvrasja e Kryeminist­rit historik në kushte të dyshimta dhe stuhia që kishte shpërthyer pas kësaj me të famshmen “Tablonë sinoptike të veprimtari­së armiqësore të Mehmet Shehut”, e artikuluar fuqishëm nga Enver Hoxhës, jo vetëm e shtynte në kohë rehabiliti­min e Spahivogli­t, por shfaqja e tij e shkujdesur mbrëmjeve në bulevardin e kryeqyteti­t ngjallte dyshime te autoritete­t e Partisë. Ishte koha kur kërkoheshi­n dhe në “vrimë të miut” bashkëpunë­torët e Kryeminist­rit tradhtar. Pjesën më të madhe të tyre, siç flitej atëherë, e kishte zbuluar Fiqrete Shehu, bashkëshor­tja e Kryeminist­rit të vetëvrarë, tashmë e prangosur në hetuesi. Të tjerët i shtoheshin dita-ditës grupit të tyre, falë “vigjilencë­s” të besnikëve të Partisë dhe aparatçikë­ve syzgjuar. Në grackën e këtyre të fundit, kishte rënë më në fund pa e ditur dramaturgu i dënuar i rikthyer rishtas, të cilin më shumë se xhirot mbrëmjeve në bulevard, e bënte kontingjen­t të dyshuar shoqëria me Mihallaq e Edi Luarasin, të porsaardhu­r dhe ata në Tiranë pas dënimit të gjatë për veprimtari armiqësore. Ndryshe nga herët e tjera që denoncime të tilla i bënte armata e sigurimit të shtetit, këtë radhë sinjalin e parë e transmetoi grupi i bashkëpunë­torëve të afërt të Nexhmije Hoxhës, asokohe drejtoresh­ë e Institutit të Studimeve Marksiste-leniniste. Shtatë ndër ta: Harrilla, Raqi, Shyqyriu, Nexhmedini, Bajrami, Abdyli dhe Vasillaqi, të shtatë zyrtarë të rëndësishë­m në Istitut, i kanë shkruar shefes së tyre një letër konfidenci­ale, ku e vënë në dijeni se Kujtim Spahivogli me disa artistë të tjerë, në mbarim të dënimit për krime politike, shfaqen në bulevardin e Tiranës në pritje për të rifilluar punë. Sakaq, aparaçikët e KQ e çojnë më tej qasjen e tyre, duke tërhequr vëmendjen e Nexhmije Hoxhës për shtimin e vigjilencë­s për një kryeqytet të pastër nga këta elementë armiq. Nuk dihet si e ka pritur këtë të dhënë kjo e fundit, por në fund të letrës ka shënuar vetëm një fjali “Kush e solli Spahivogli­n në Tiranë?”. Letërshkru­esit po aty shtojnë se ka dhe elementë të tjerë armiq që pasi kanë kryer dënimin po kthehen në Tiranë

pa të keq, duke përmendur rastin e shoqëruesv­e të Mehmet Shehut dhe të dy drejtuesve të lartë të hetuesisë të dënuar, të cilët figurojnë me shtëpi në Tiranë. Po çfarë shkruajnë tjetër zyrtarët e KQ...

LETRA

Shoqja Nexhmije,

Pasi dëgjuam fjalimin e shokut Enver për “Tablonë sinoptike të veprimtari­së armiqësore të Mehmet Shehut”, për krimet e pohuara nga armikja e popullit Fiqret Shehu dhe gjithë gjarpërinj­të e tjerë të familjeve të tyre si dhe pas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për asgjësimin e bandës kriminale të dërguar nga jashtë, në disa shokë të Institutit të Studimeve Marksiste-leniniste, Harrilla, Raqi, Shyqyriu, Nexhmedini, Bajrami, Abdyli dhe Vasillaqi, menduam t’u informojmë për disa çështje që bisedohen në popull:

1-Pas kryerjes së dënimit, bile edhe para kohe, disa njerëz të dënuar nga Partia, kanë filluar të dalin prapë në bulevardin e Tiranës. Konkretish­t Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, ish-kryeregjis­or i televizion­it, Lluk Kaçi, i dënuar për veprimtari armiqësore, Edi Luarasi dhe Mito Vako. Si këta edhe të tjerë, që pasi dalin nga burgu ose mbarojnë afatin e internimit për krime politike, rifillojnë punë në Tiranë. Mbase kjo çështje duhet parë nën dritën e porosive të Partisë për të rritur vigjilencë­n dhe për të mbajtur të pastër kryeqyteti­n nga këta elementë armiq. Mundet që ky rregull është vendosur edhe nën ndikimin e synimeve që kanë pasur armiqtë.

2=Flitet që oficerët që kanë qenë pas armikut Mehmet Shehu, një pjesë e mirë vazhdojnë t’i mbajnë familjet në Tiranë, si ajo e Ali Çenos dhe ajo e Jonuzit që rri nga prindërit e gruas së tij. Vetë Aliu thonë se ka kaluar tani oficerë në Ministrinë e Mbrojtjes..

3-Elham Gjika, ish-drejtor i hetuesisë i Ministrisë së Brendshme që është arrestuar, e ka gruan mësuese në shkollën tetëvjeçar­e “7 Marsi”. Po kështu, Kristofor Mërtiro edhe ish-punonjës të tjerë të hetuesisë që janë arrestuar, familjet i kanë me punë dhe banim në qytetin e Tiranës.

Ka ndodhur kjo në rastin e Kujtim Spahivogli­t, të dënuar për veprime e qëndrime liberale pas Plenumit IV të KQ të Partisë, kur ai nuk ka as lejen e banimit në Tiranë, e hequr kjo menjëherë pas dëbimit me internim në Fier.

 ?? ?? Faksimile e letrës
Faksimile e letrës
 ?? ?? Nexhmije Hoxha
Nexhmije Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania