Panorama (Albania)

Panorama zodiakale

-

DASHI

Sot duhet të filloni të mendoni seriozisht për pushimet nëse ende nuk e keni vendosur se ku do të shkoni. Familjarët kanë nevojë për mendimin tuaj.

DEMI

Ata që janë në një lidhje nuk do të kenë probleme të mëdha edhe pse debatet nuk do të mungojnë sot. Takimet e shumta do të jenë një pikënisjej­e e debateve.

BINJAKET

Shumica e binjakëve sot do të mund të gjejnë personin e duhur për projektet e tyre. Bëjini sytë katër gjatë gjithë kohës dhe vlerësoni më të mirët!

GAFORRJA

Me shëndetin nuk do t’ju shkojnë gjërat ashtu si e kishin menduar. Mund të keni probleme me gjumin dhe rezistenca fizike do të jetë e dobët. Kujdesuni për veten.

LUANI

Financat do të jenë përgjithës­isht të qëndrueshm­e dhe aspak problemati­ke. Në pune ka shumë mundësi të filloni projekte të rëndësishm­e me disa kolegë të vjetër.

VIRGJERESH­A

Nëse përqendroh­eni fort tek pikësynimi që keni, do të arrini më shpejt atje ku dëshironi. Por, sot, nuk do të arrini dot të komunikoni qetësisht me partnerin.

PESHORJA

Gjatë gjithë kësaj dite do të keni një sjellje shumë të çuditshme, çka do të jetë e pakuptuesh­me për personat që do t’ju rrethojnë. Në punë do të hasni vështirësi të mëdha.

AKREPI

Akrepat do të kenë shumë fat gjatë tre orëve të para të ditës. Duke shfrytëzua­r çdo mundësi të mirë do të arrini gjithçka që keni ëndërruar.

SHIGJETARI

Perspektiv­at për të përmbushur me sukses të gjitha objektivat që i keni vënë vetes janë optimiste. Për një shëndet më të mirë duhet të merreni pak më tepër me sport.

BRICJAPI

Për financat tuaja, kjo ditë do të jetë mjaftueshm­ërisht e qetë dhe aspak problemati­ke. Kjo sepse ju do të dini si të mos shpenzoni kot.

UJORI

Shfrytëzoj­eni këtë ditë për të kryer disa investime të nevojshme për të ardhmen tënde. Në pune do të ndiheni më të favorizuar se kurrë.

PESHQIT

Kolegët tuaj do të jenë personat që do të pranojnë me kënaqësinë më të madhe të punojnë me ju. Duke dhënë secili mendimin e tij, zgjidhjet janë të shkëlqyera.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania