Panorama (Albania)

Putini e akuzon NATO-N se ndjek ‘ambicie perandorak­e’ Rusia nuk shqetësohe­t për anëtarësim­in e Finlandës e Suedisë

-

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të kishte “disa tensione” midis Moskës dhe Suedisë e Finlandës, pasi të dyja vendet janë ftuar zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-S. Putini e bëri këtë deklaratë dje në mbrëmje, gjatë një vizite në Asghabat, kryeqyteti i Turkmenist­anit. Komentet e tij pasuan një deklaratë të liderëve të NATOS, se Rusia “përben kërcënimin më të rëndësishë­m dhe të drejtpërdr­ejtë për sigurinë e aleatëve dhe për paqen dhe stabilitet­in në zonën euro-atlantike”. “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me anëtarësim­in e Suedisë dhe Finlandës në NATO”, u tha Putini gazetarëve në Asghabat. “Ne nuk kemi probleme me Suedinë dhe Finlandën, siç kemi me Ukrainën. Ato mund të bashkohen me çfarë të duan”. Megjithatë, Putini theksoi se Moska do të reagojë në rast të përqendrim­eve ushtarake në rajon. “Ata duhet ta kuptojnë qartë se më parë nuk ka pasur kërcënime ndaj tyre – por nëse trupat vendosen atje dhe krijohet infrastruk­tura, ne do të duhet të reagojmë në përputhje me rrethanat dhe të bëjmë të njëjtat kërcënime ndaj territorit nga i cili vijnë kërcënimet kundër nesh”, shtoi ai. Putini vazhdoi duke thënë se do të ketë “disa tensione” midis dy vendeve dhe Moskës. Presidenti rus akuzoi NATO-N se kërkon të pohojë “supremacin­ë” dhe “ambiciet e saj perandorak­e”, si dhe të përdorë popullin ukrainas si një “mjet” për aleancën për të “mbrojtur interesat e veta”. Ai tha gjithashtu se Perëndimi po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një vend “antirus”. Në samitin e mbajtur në Madrid, NATO-JA ftoi Suedinë dhe Finlandën t’i bashkohen aleancës, duke nisur kështu procesin e bashkimit me dy ven

det nordike. Helsinki dhe Stokholmi deri tani kanë mbaj- tur distancë ushtarake duke mos qenë të angazhuara në blloqe ushtarake. Zgjerimi i aleancës do të zmadhojë kufirin e saj tokësor me Rusinë me më shumë se 1300 kilometra.

 ?? ?? Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania