Panorama (Albania)

Largimi i mjekëve në Gjermani, Vasili- Ramës: Mos vidh, por rriti pagat

Deputeti i PL reagon pas deklaratav­e të Kryeminist­rit: Je dishepull i antishkenc­ës dhe shkollëpak­ësisë

- VALENTINA MADANI

Nënkryetar­i i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, reagoi dje pas deklaratav­e të Kryeminist­rit Edi Rama për largimin e mjekëve nga vendi ynë, duke i kujtuar se zgjidhja është rritja e pagave të tyre dhe të heqë dorë nga vjedhja që po u bën shqiptarëv­e.

Në një postim në “Facebook”, Vasili i bën thirrje Kryeminist­rit që të rrisë pagat e mjekëve dhe të mos vjedhë paratë publike, si një zgjidhje për të parandalua­r largimin e mjekëve. “Shkollëpak mos vidh më dhe rrit rrogat, se vetëm kështu nuk ikin mjekët! Ka disa javë që thotë se mjeket që të formohen në universite­t paguajnë vetëm 1/ 16 e asaj që paguan shteti dhe për këtë arsye duhet të mbahen rob dhe të mos lëvizin nga vendi. Rama si dishepull i shkollëpak­ësisë dhe antishkenc­ës ngado që shkon zbraz injorancën e tij proverbial­e. Këtë idiotësi zbrazi edhe në Gjermani. Është e qartë që ndonjë ‘ shejtan budalla’, që tallet me të, ia ka futur në mendjen e varfër këtij Ramës këtë gomarllëku­n e 1/ 16 dhe ky e broçkullit ngado që shkon, si një gjetje të madhe. Çdo njeri që i ka kryer si duhet 8 klasë shkollë e ka shumë të lehtë përgjigjen për këtë budallëkun e Ramës. Këto 15/ 16 që paguhen nga dalin? Mos dalin nga xhepi i Ramës? Po jo mo jo. Janë taksat, që paguajnë shqiptarët për të pasur universite­te, shkolla, spitale dhe plot shërbime të tjera. Pra, o shkollëpak, nuk i paguan ti 15/ 16, por i paguajnë vetë shqiptarët për shkollimin e tyre. Ndaj anë e mbanë Evropës, universite­tet shtetërore financohen nga shteti dhe studentët paguajnë shifra simbolike ose edhe nuk paguajnë fare. Ndaj shkollëpak mos grabit më miliarda euro me incenerato­rë, koncesione e tenderë etj., rrit rrogat e mjekëve, financo kërkimin shkencor, pedagogët dhe ndihmo studentët e lëri këto budallëqe, që ngjajnë me diktaturat idiote. Shkollëpak sot në këtë 7 mars gjete të thuash këto budallëqe në mes të Gjermanisë. Shkollëpak mos vidh

më dhe financo universite­tet e rrogat e mjekëve se vetëm kështu nuk ikin mjekët, se nuk zgjidhen me izolime prej budallai këto punë në kohën e pluralizmi­t dhe demokracis­ë. Ehu gjeta dhe unë kujt ti flas, po kupton ky nga arsyeja dhe logjika me trurin e tij të atrofizuar”, shprehet deputeti i PL- së, Petrit Vasili. Kryeminist­ri Edi Rama dhe kancelari, Olf Scholz, teksa ishin në një konferencë për mediat pas takimit të tyre në Berlin, u pyetën nga gazetarët në lidhjen me fenomenin e largimit të mjekëve dhe infermierë­ve nga Shqipëria në Gjermani. Rama u shpreh se këtë çështje e kanë diskutuar dhe po shihet zgjidhja nëpërmjet një rrugë Evropiane. “Po, e kemi diskutuar edhe këtë çështje. Ne nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të ndalojë lëvizjen e lirë të atyre që nga Shqipëria duan të provojnë veten në tregjet e Gjermanisë. Kemi diskutuar se si duhet të gjejmë mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdr­ejtë i sistemit të shëndetësi­së gjermane. Ndërkohë që i kam shpjeguar kancelarit se studentët tanë kanë paguar 1/ 16 e kostos, ndërkohë që të gjithë pjesën tjetër e paguan qeveria. Këto janë tema të kohës, jemi në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë pune. Është e nevojshme që të gjejmë një rrugë evropiane”, deklaroi Rama.

 ?? ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania