Panorama (Albania)

Koncesioni i sterilizim­it, Vokshi: Pse nuk hetohet ish- ministri Ilir Beqja

-

PD- ja denoncoi dje se padia për koncesioni­n e sterilizim­eve prej 100 milion USD, “po fle” në sirtarët e Prokuroris­ë. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD- së, Albana Vokshi shprehet se “SPAK e regjistroi në vitin 2020 procedimin penal për veprat penale të pretenduar­a në kallëzimin penal. Interesimi­t mediatik i janë përgjigjur me frazën: po vijojnë hetimet”. Vokshi denoncoi se në lidhje me këtë procedim penal, Prokuroria “nuk po heton ish- ministrin Ilir Beqja”. Deputetja demokrate, lëshoi akuza në drejtim të SPAK, ndërsa pohoi se dosjet e ministrave konservohe­n. Vokshi pyeti se pse SPAK nuk e heton ish- ministrin Ilir Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncesioni­n e sterilizim­eve prej 100 milionë USD. “Kallëzimi në fjalë identifiko­n ish- ministrin Ilir Beqja, nënshkrues i kontratës famëkeqe koncesiona­re të sterilizim­it të pajisjeve kirurgjika­le, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD. Në kallëzim ngrihen dyshime se zyrtarët e përfshirë në këtë kontratë kanë shkelur barazinë e

pjesëmarrë­sve në tenderë, shpërdorua­r detyrën, kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha. Kanë kaluar tre vjet dhe Ilir Beqja, në atë që Partia Demokratik­e e konsideron korrupsion të hapur, shpërdorim të fondeve shtetërore dhe të detyrës, as nuk është thirrur për t’u pyetur”, tha Vokshi. “Ka edhe një provë të re se si, SKAP- i i partisë, është kthyer në mburojë të korrupsion­it të qeveritarë­ve hajdutë! Për të shkuar vetë te prova, i ftojmë qytetarët të shtrojnë disa pyetje? Pse SPAK nuk e heton ish- ministrin Ilir

Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncesioni­n e sterilizim­eve prej 100 milionë USD? Pse SPAK nuk përgjigjet kur pyetet nga media nëse është regjistrua­r procedim penal kundër ndonjërit prej personave të përfshirë në dosje? Pse SPAK e zvarrit hetimin dhe konkludimi­n e tij, edhe pse ka marrë një kallëzim penal nga shoqëria civile, vetëm pak javë pasi struktura e Posaçme Anti- korrupsion u krijua? Përgjigja është e qartë dhe vetem një: SKAP- i i partisë ka si mision nga partia që e krijoi, mbrojtjen e ministrave dhe qeveritarë­ve të korruptuar. Çfarë pret SKAP- i, që të parashkruh­en edhe veprat e tjera penale? Çfarë presim ne nga kjo drejtësi, që kundërshta­rin politik të pushtetit e mban peng, kurse ministrin e partisë e çliron nga hetimet, duke i zvarritur ato derisa vepra penale të parashkruh­et? Prova është e qartë: SKAPi i partisë ka si detyrë të mbulojë vjedhjet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij”, shprehet deputetja e PD- së.

 ?? ?? Albana Vokshi
Albana Vokshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania