Panorama (Albania)

“Listat do të hartohen në bashkëpuni­m”, Meta: Berisha është vula e gjallë e PD- së

“Frika dhe Berisha s’kanë lidhje me njëra- tjetrën, jam online me të” Kreu i PL zbulon kushtin për koalicioni­n opozitar: Kandidatët e primareve, janë të qytetarëve. Nuk i ndalon askush të regjistroh­en

- VALENTINA MADANI

Kreu i PL- së, Ilir Meta, konfirmoi dje mbështetje­n ndaj liderit demokrat Sali Berisha teksa siguroi se në 14 maj do të garojë në koalicion me të dhe partitë e tjera që janë pjesë e kampit opozitar. Sipas tij kandidatët e primareve janë të qytetarëve dhe nuk i ndalon askush që të regjistroh­en për garën elektorale. “Berisha është vetë vula e gjallë e Partisë Demokratik­e në kuptimin e frymëzimit dhe guximit të kësaj partie. Unë në 6 mars nuk kam qenë në koalicion me zotin Berisha. Nuk kam qenë as kryetar partie dhe as jam përfshirë në fushatë. Jam krenar për dekretin e 6 Marsit sepse ishte dekret që edhe mund të mos e firmosja për sa kohë kushtetues­ja nuk mori vendim për zgjedhjet vendore. I dhashë mundësi të gjithë botës për të kuptuar se kush është opozita e vërtetë. Opozita që besojnë dhe duan shqiptarët që janë të lodhur dhe tradhtuar nga një opozitë false që dogji mandatet dhe i fali pushtetin vendor Edi Ramës, i fali reformën në drejtësi dhe toleroi edhe prishjen e marrëveshj­es së qershorit në interes të Edi Ramës. Jam online me Berishën tërë kohës dhe me gjithë opozitarët e vërtetë, përfshirë edhe shumë socialistë të ndershëm që ndihen të nëpërkëmbu­r nga rilindja”, deklaroi Meta. Ai foli edhe për ftesën që Enkelejd Alibeaj i bëri kandidatëv­e të primareve të regjistroh­en në zgjedhjet e 14 majit, në logon e PD. “Ne kemi vetëm një kusht, për të luftuar për lirinë e të gjithë shqiptarëv­e nga pengmarrës­i i këtij vendi Edi Rama dhe të gjithë marionetat e tij. E di që mësuesit dhe pedagogët kundër dëshirës së tyre detyrohen të bëjnë ndonjëherë edhe detyrën e patronazhi­stit edhe ndaj studentëve por edhe ndaj prindërve të tyre. Një pjesë e tyre nuk duan ta bëjnë por gjenden në shantazh të jashtëzako­nshëm nga drejtoret dhe drejtuesit e rilindjes që kriter kanë besnikërin­ë ndaj rilindjes së Edi Ramës. Me

sazhi i rilindësve të vërtetë, atyre që dhanë gjakun për gjuhën shqipe ishte që edhe kur të na vrasin pushtuesit gjakun tonë mblidheni dhe ta përdorin fëmijët për të shkuar gjuhën shqipe. Figura e arsimtarit duhet të jetë e shenjtë që duhet të ketë të gjithë vlerë

simin moral dhe shoqëror. Politika të mos ndikojë në statusin e tyre moral dhe shoqëror duke i detyruar të bëjnë sjellë që janë në kundërshti­m me kushtet dhe standardet e tyre. Pagat e tyre do të jenë ndër më të lartat në rajonin tonë”, u shpreh Meta.

 ?? ?? Kreu i PL, Ilir Meta
Kreu i PL, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania