Panorama (Albania)

Lorenzo Fontana: Dy vendet tona, të pandara nga njëra- tjetra

Nikolla: Shqipëri- Itali, bashkëpuni­m i shkëlqyer që do të vazhdojë, mbështesni anëtarësim­in e Kosovës në Këshillin e Evropës

- TIRANE

Me ftesë të Presidenti­t të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë. Në takimin me Presidenti­n e Dhomës së Deputetëve, Fontana, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se midis Shqipërisë dhe Italisë po zhvillohet një partnerite­t strategjik dhe bashkëpuni­m i shkëlqyer dypalësh, i cili mbështetet në marrëdhëni­et historike, kulturore, ekonomike, politike e njerëzore mes dy popujve.

“Italia ka qenë ndër mbështetës­it më të fortë të Shqipërisë gjatë 30 viteve të fundit dhe një avokate e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë. Dhe ne kemi besim se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë zhvillimit të negociatav­e. Vlerësojmë faktin që qeveria e re italiane e konsideron prioritet rajonin e Ballkanit dhe do ta fokusojë angazhimin e saj politik në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpuni­min me vendet e rajonit”, u shpreh Nikolla. Ajo vuri në dukje se, Samiti BE- BP, i mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ishte një sinjal i fortë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. “Italia është gjithashtu një partnere e privilegju­ar tregtare dhe një nga donatorët kryesorë dypalësh të Shqipërisë. Emigrantët shqiptarë dhe komuniteti arbëresh në Itali, si edhe prania e shtetasve italianë në Shqipëri, po shërbejnë si ura të miqësisë midis dy popujve tanë”, shtoi ajo. Kryetarja Nikolla vlerësoi angazhimin politik të qeverisë italiane dhe nismën e Dhomës së Deputetëve për të alokuar fonde për zbatimin e marrëveshj­es për sigurimet shoqërore dhe i sugjeroi Presidenti­t Fontana përfundimi­n sa më shpejt të këtij procesi. Kryetarja Nikolla vlerësoi kryesimin e shkëlqyer nga ana e Italisë të Këshillit të Evropës gjatë periudhës nëntor 2021- maj 2022 dhe bashkëpuni­min mes vendeve tona në këtë organizatë të madhe e të rëndësishm­e evropiane. Gjithashtu, Nikolla kërkoi mbështetje­n e Italisë për anëtarësim­in e Kosovës në KIE si edhe për Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë “Mbi pretendime­t e pabazuara për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, si një domosdoshm­ëri absolute për pajtimin dhe stabilitet­in afatgjatë në Ballkan. Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana, vuri në dukje se, bashkëpuni­mi dypalësh mes Italisë dhe Shqipërisë do të vijojë në të gjitha fushat dhe po kështu edhe mbështetja për integrimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, i cili e ka vendin në BE. “Dhoma e Deputetëve do të nxisë këtë mbështetje. Diplomacia parlamenta­re do t’i shërbejë zgjerimit të bashkëpuni­mit mes dy vendeve dhe miqësisë mes dy popujve. Shqipëria dhe Italia janë dy fqinjë me lidhje njerëzore, të pandara nga njëra- tjetra”, tha ai.

 ?? ??
 ?? ?? Nikolla me Presidenti­n e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Fontana
Nikolla me Presidenti­n e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Fontana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania