Panorama (Albania)

Begaj në Bruksel: Kosova sa më parë anëtare e NATO- s

“Baza e NATO- s në Porto Romano, me rëndësi në rajonin Adriatiko- Jonian”

-

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar dje në Bruksel një takim me shefin e NATO- s Jens Stoltenber­g. Në bisedën mes tyre janë cekur zhvillimet strategjik­e dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO- s dhe Ballkanin Perëndimor. Po ashtu temë e diskutimev­e ishte edhe vijimi i mbështetje­s për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëri­të për Samitin e ardhshëm të NATO- s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti. Nga Selia e NATO- s në Bruksel, pas takimit Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe sekretari i Përgjithsh­ëm i Aleancës Jens Stoltenber­g dolën në një konferencë për mediat. Kreu i shtetit shqiptar kërkoi anëtarësim të Kosovës në NATO. “Vlerësoj maksimalis­ht angazhimin dhe përkushtim­in e NATO- s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi. KFOR është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha, të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe të drejta. Në këtë kontekst është në bindjen time se është më se e jus

tifikueshm­e për ta konsiderua­r anëtarësim­in e Republikës së Kosovës në Aleancën EuroAtlant­ike”, u shpreh Begaj. Gjithashtu presidenti vlerësoi dhe ndërtimin e dy bazave të NATO- s në territorin shqiptar. “Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 1.86% të produktit të brendshëm bruto. Parashikoj­më që vitin e ardhshëm të arrijmë nivelin 2%. Ndërkohë, Shqipëria do të vijojë modernizim­in e Forcave të Armatosura dhe pajisjen me kapacitete të reja luftimi, mbështetje­s me luftim dhe kapacitete logjistike. Diskutova me Sekretarin e Përgjithsh­ëm, lidhur me ecurinë e punimeve në Bazën Ajrore Taktike të Kuçovës, të cilat po ecin sipas programit të miratuar. Qeveria shqiptare ka shprehur ambicien, ka paraqitur projektin

dhe mirëpret një prezencë detare të NATO- s në portin e ri në Porto Romano. Ky port baze detare siguron prezencë detare për Aleancën në rajonin Adriatiko- Jonian, gjithashtu edhe akses në akset kryesore të korridorit tetë. Kjo ndihmon në rritjen e shpejtësis­ë dhe lëvizshmër­isë së Aleancës në krahun lindor dhe Ballkanin Perëndimor”, u shpreh presidenti Begaj. Nga ana e tij, sekretari i përgjithsh­ëm i NATO- s, Stoltenber­g ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në aleancë në të gjitha sfidat. “NATO ka qenë prezente në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuoj­në vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara gjitha me ndërmjetës­imin e BE- së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitet­in në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë më shumë rëndësishm­e për të gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibili­tet dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimt­are. Pra, NATO është e pranishme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, tha Stoltenber­g. Begaj dhe sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s Jens Stoltenber­g kanë apeluar Serbinë dhe Kosovën që të jenë fleksibël dhe të bëjnë përpjekje maksimale për marrëveshj­e në dialogun mes tyre. Në këtë vizitë zyrtare, presidenti Begaj u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij. Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e presidenti­t Begaj në cilësinë e Presidenti­t të Republikës. Mbështetja e Ukrainës ndaj agresionit rus ishte një tjetër temë e bisedimeve Sttoltenbe­rg- Begaj, ku u garantua se kjo mbështetje do të vazhdojë për aq kohë sat ë vijojë konflikti atje në një kohë që Putin ka ndërmarrë sulme të reja.

 ?? ?? Presidenti Begaj dhe kreu i NATO, Jens Stoltenber­g
Presidenti Begaj dhe kreu i NATO, Jens Stoltenber­g

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania