Panorama (Albania)

Eksperti i sigurisë, Softa: Tregon besueshmër­i të ulët të qytetarëve tek institucio­net

“Shqiptarët mendojnë se të huajt janë më të besueshëm. Prania e DEA- s ngre një lloj optimizmi në opinionin publik, megjithëse tepër skeptik”

- TIRANE DEA

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, e ka konsiderua­r një zhvillim pozitiv angazhimin e DEA- s amerikane në Shqipëri për goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Softa tregoi dy mënyrat se si qytetarët mund të bashkëpuno­jnë me DEAn amerikane për të ndarë informacio­ne mbi lëndët narkotike.

Së pari, vijon Softa, është kontakti përmes një numri “Whatsapp- i” që është e lidhur me serverët në SHBA, ndërsa mënyra e dytë është përmes email- it zyrtar.

Sipas ekspertit të sigurisë, angazhimi i DEA- s amerikane mund të tregojë dhe një ulje të besimit të qytetarëve tek institucio­net shqiptare.

“Prezenca e tyre për t’u hapur një zyrë tregon rëndësinë e veçantë që SHBA i jep Shqipërisë për monitorimi­n e kultivimit dhe trafikimit të drogës. Është linja e ‘ Whatsapp’- it ku është një numër amerikan, ku serverët janë në SHBA. Ka dhe një linjë email- i për të komunikuar me qytetarët shqiptarë. Shqiptarët do t’i përgjigjen patjetër. Mazhoranca, qytetarët janë për një ndalim të këtij fenomeni që kanë dëmtuar familjen shqiptare. Pjesa e shëndoshë e qytetarëve ka qenë bashkëpunu­ese me policinë e shtetit. Por besimi i qytetarëve tek policia e shtetit është lëkundur së fundmi, për shkak dhe të inkriminim­it të këtij sektori. Një pjesë e policëve janë të përfshirë në rrjete kriminale”.

Por, a mund të jetë marrë kjo masë si shkak e uljes së besueshmër­isë tek institucio­net shqiptare. Eksperti i sigurisë mendon se po. Madje sipas tij, interpreti­mi vjen për shkak të analizës. Operacione­t që janë ndërprerë hedhin hije dyshimi, kjo pasi ato duhet të ndiqen deri në fund për të zbuluar se kush janë prioritete­t e trafikantë­ve të lëndëve narkotike.

“Kështu duhet ta lexojmë. Interpreti­mi vjen për shkak të analizës. Kemi pasur raste që informacio­net për aktivitete­t kriminale kanë ardhur nga partnerët tanë ndërkombët­ar. Rastet e sasive të mëdha të drogës që vinin në Portin e Durrësit, të ardhur nga Ekuadori. Ka ndodhur që këto operacione, edhe pse kanë qenë të kontrollua­ra, këta operacione janë ndërprerë. Nuk ka pasur që këto operacione të vazhdojnë. Operacione­t që janë ndërprerë, hedhin hije dyshimi. Pasi ato duhet të ndiqen deri në fund për të zbuluar se kush janë pritësit e drogës. Do presim rezultate, kam besim. Shqiptarët janë bashkëpunu­es, duan sigurinë e tyre dhe të familjes”.

Shqiptarët mendojnë se të huajt janë më të besueshëm. Prania e DEA- s ngre një lloj optimizmi në opinionin publik, megjithëse tepër skeptik. Eksperti i sigurisë mendon se partnerët tanë strategjik­ë janë më të besueshëm. Në intervistë është prekur edhe qarkullimi i policëve nga postet drejtuese. Sipas ekspertit të sigurisë, këto lëvizje bëhen për të rritur transparen­cën dhe analizën e aftësive.

“Institucio­ni më i lartë që mund të besojnë janë partnerët tanë strategjik, SHBA. Ata janë në frontin e parë të luftës kundër drogës, terrorizmi­t dhe të tjera. Shqiptarët nuk e kryejnë aktiviteti­n vetëm në territorin shqiptar. Operacione­t e bëra nga Guardia di Finanza, kanë rezultuar se pjesëtarë të grupeve kriminale kanë marrë pjesë në këto grupe. Qarkullimi bën mirë. I bën mirë institucio­nit ku drejtojnë. Lëvizja duhet të ketë kritere dhe transparen­cë. Përsa kohë nuk ka transparen­cë, atëherë na bën të dyshojmë. Lëvizja duhet të bëhet bazuar në një analizë mbi aftësitë”, vuri në dukje Fatjon Softa.

Për sa i përket fatit të “Mbretit” të bixhozit, Ervis Martinaj, eksperti i sigurisë, është shprehur se përderisa Ervis Martinaj presupozoh­et i gjallë, atëherë policia mund të bjerë në gjurmët e tij përmes komunikimi­t. Kjo pasi ai nuk mund të rrijë pa komunikuar me askënd. Softa tha se nëse bisedat e tij janë të kontrollua­ra nga autoritete­t, atëherë edhe gjetja e tij është çështje kohe. Softa shtoi gjithashtu se situate kriminale në vend është shumë e rëndë dhe sipas tij ndihet nga çdokush.

Prezenca e tyre për t’u hapur një zyrë tregon rëndësinë e veçantë që SHBA i jep Shqipërisë për monitorimi­n e kultivimit dhe trafikimit të drogës. Është linja e ‘ Whatsapp’- it ku është një numër amerikan, ku serverët janë në SHBA. Ka dhe një linjë email- i për të komunikuar me qytetarët shqiptarë. Shqiptarët do t’i përgjigjen patjetër. Mazhoranca, qytetarët janë për një ndalim të këtij fenomeni që kanë dëmtuar familjen shqiptare. Pjesa e shëndoshë e qytetarëve ka qenë bashkëpunu­ese me policinë e shtetit

 ?? ??
 ?? ?? Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania