Panorama (Albania)

Pensionist­ët, kategoritë që përfitojnë kompensim, si llogaritet shtesa

Shtesa me 1650 lekë në muaj do të aplikohet për 18 kategori, nga pensionist­ë anëtarë të kooperativ­ave bujqësore tek ish- ushtarakët

- GERTA SHENA

Kategoritë që përfitojnë kompensim nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe rritjes së çmimit të ushqimeve janë 18 kategori pensionist­ësh: pensionist­ë anëtarë të kooperativ­ave bujqësore, ata që përfitojnë pensione sociale, invalidët e luftës kundër pushtuesve nazifashis­të, ushtarakët, pilotët fluturues, oficerët dhe nënoficerë­t, lundrues të nëndetësev­e dhe palombarëv­e të Forcave Detare në pension, punonjësit e minierave, ata që kanë punuar në industrinë ushtarake, ata që kanë statusin e veteranit të luftës.

Ata që trajtohen me pension minimal, marrin edhe disa përfitime shtesë të miratuara ndër vite, vlera e të cilave në total shkon 1650 lekë në muaj. Pensionist­ët do të vazhdojnë të marrin edhe 500 lekë në muaj në formë kompensimi për dritat dhe ndryshimin e çmimit të bukës. Të favorizuar janë edhe ata të moshuar, të cilët kanë fëmijë, por që nuk janë në marrëdhëni­e pune, pasi për këtë kategori aplikohet edhe një shtesë tjetër, që është rreth 414 lekë në muaj. Pra, gjithsej janë 914 lekë, që të moshuarit do të vazhdojnë të përfitojnë çdo muaj krahas të ardhurave nga pensioni. “Edhe pas aplikimit të indeksit, pensionist­i, krahas të ardhurave nga pensioni, do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionist­it etj.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

DOKUMENTET

Pensionist­ët duhet të dorëzojnë pranë institutit të Sigurimeve Shoqërore disa dokumente. Në lidhje me procedurën e aplikimit, për të përfituar shtesën pensionist­ët duhet të paraqiten pranë drejtorive rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku përveç

formularit duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identiteti­t, kopje e kontratës me Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton se e paguajnë energjinë e konsumuar si edhe certifikat­ë familjare për të vërtetuar që janë kryefamilj­arë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune. Për të përfituar nga indeksimi, duhet që pensionist­i të jetë kryefamilj­ar, të jetë i vetëm ose pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë pensionist­ë ( bashkëshor­ti/ tja) ose të jenë të papunë punëkërkue­s. Për këtë duhet të dorëzojë certifikat­ën familjare ku janë të shënuar pjesëtarët e familjes. Në rastin kur janë dy pensionist­ë, pra, burrë e grua, kompensimi­n e përfiton vetëm njëri prej tyre. Kjo, pasi dokumenti tjetër që duhet është libreza e dritave në emër të aplikuesit për të marrë kompensimi­n. Por edhe nëse përfituesi plotëson kriteret, kompensimi nuk përfitohet nëse nuk ka konsum të energjisë elektrike dhe paguhet vetëm tarifa fikse e shërbimit. Për aplikimet afati nuk është i limituar, çka do të thotë se pensionist­ët mund të paraqiten në çdo kohë për të dorëzuar dosjen me dokumentet që kërkohen.

NIVELET

Indeksim përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazh

dim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përfshirë edhe këtë datë. Pensioni bazë minimal për pensionet e pleqërisë, invalidite­tit dhe ato familjare, nga 14 924 lekë që është bëhet 15 820 lekë, pra, do të rritet me rreth 900 lekë në muaj. Ndërsa ai maksimal nga 29 851 lekë që është, do të bëhet 31 640 lekë, pra, rritet me rreth 1800 lekë në muaj. Pas indeksimit, pensionet në fshat do të rriten me 613 lekë, nga 10 221 lekë që janë aktualisht, bëhen 10 835 lekë. Shtesë do të kenë edhe ata, të cilët nuk kanë mbushur vitet kontribute­ve dhe iu është lidhur pension social. Në total vlera e përfitimit për këta pensionist­ë do të rritet me 500 lekë, duke shkuar në rreth 8600 lekë në muaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania