Panorama (Albania)

Merret i pandehur Ibrahim Liçi, nëna e viktimës akuzon si autor Edison Arazin

-

Ibrahim Liçi është një nga emrat më të kërkuar të botës së krimit në vendin tonë. Ai është i shpallur në kërkim prej dy vitesh për një nga aktet më të rënda të shënuara në këtë qytet viteve të fundit, por nga pamundësia për ta vënë në pranga prokuroria e ka marrë të pandehur në mungesë. Bëhet fjalë për vrasjen e Endri Mustafës, të riun që u nxor nga shtëpia nga një fëmijë, e ku ky i fundit dha një dëshmi që më vonë edhe e mohoi, e për pasojë, ende policia, prokuroria e asnjë institucio­n tjetër nuk ka mundur të zbulojë se kush është autori i atij ekzekutimi. Nëna e viktimës, pak kohë pas ngjarjes vuri gishtin në një tjetër emër, për të cilin ende nuk bëhet me dije se çfarë

akuzash ka. Nëna e Endri Mustafës tha se krimin e ka kryer Edison Arazi, një i ri që ishte shok i Mustafës, por që me sa duket, sipas nënës së tij ky i fundit e ka prerë në besë Endrin. Gruaja ka mohuar që në atë krim të ketë marrë pjesë Ibrahim Liçi, por sipas saj gjithçka është kurdisur nga Astmer Bilali duke përdorur të miturin dhe Arazin për nxjerrjen nga shtëpia të Mustafës. Por, Prokuroria e Shkodrës bëhet me dije se ka vendosur bëhet t'i komunikojë Ibrahim Liçit akuzën e "Vrasjes me paramendim" kryer në bashkëpuni­m dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit". Prej muajit maj 2021, Liçi rezulton të jetë shpallur në kërkim nga policia, si i autor i dyshuar i vrasjes së Mustafës, ngjarje kjo e ndodhur në zonën "Livadhe" në Shkodër. Liçi ka disa kohë që qëndron në Turqi, duke lëvizur lirshëm në këtë vend. Por tashmë prokurorët e Shkodrës, kanë ngritur akuzën ndaj tij, duke u bazuar në dëshminë e parë që 15- vjeçari, Ergys Malja, ka dhënë në Polici.

 ?? ?? Ibrahim Liçi
Ibrahim Liçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania