Panorama (Albania)

Historia e përgjakshm­e mes dy familjesh në Shkodër që lindën nga një grabitje

I dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje, vdes në burg Edi Batra Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm për lirimin me kusht, teksa shihte që liroheshin bashkëvuaj­tësit me të njëjtat dënime

- NIKOLETA KOVAÇI

Kishte qenë vetëm 20 vjeç kur kishte hyrë në shtëpinë e një ë njohurit të vet për ta grabitur.

I njohuri, që punonte kambist e kishte pikasur grabitësin por ku i fundit e qëllon duke i marrë jetën në shtëpinë e tij. Ngjarja e rëndë, që pasoi një mori vrasjesh të dokumentua­ra, ndodhi në vitin 1997 në Shkodër. Pak kohë më vonë i njëjti person do të akuzohej edhe për një ngjarje tjetër thuajse identiket me vrasjen e kambistit, por në fakt asnjëherë nuk u vërtetua se ishte ai i përfshirë në këtë krim. Historia e të riut Edi Batra nga Shkodra, i dënuar me burgim të përjetshëm u mësua tri vite më parë, teksa ai, duke tentuar të ndiqte rrugët ligjore që kishin ndjekur bosët e krimit në vend, kërkoi lirimin me kusht. Në ato shqyrtime gjyqësore që lidheshin me Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan rikthyen në vëmendje historinë e përgjakshm­e mes dy familjeve Batra dhe Kroni, për të cilën, Edi Batra ishte i dënuar burg përjetë, masë që pritej t` i ndryshonte nga Apeli i Durrësit, por ai ditën e djeshme ka ndërruar jetë. Dyshohet se shkak është bërë infarkti, por ende nuk është konkretizu­ar autopsia. 46- vjeçari në 2020n depozitoi në Gjykatën e Elbasanit kërkesën për lirim me kusht, pasi sipas tij ai kishte përfunduar pjesën e madhe të dënimit dhe përveç kësaj kishte edhe sjellje të mirë në burg! Por që nga koha kur ai kreu vrasjen e Lulash Kronit, u mësua se djali i viktimës u hakmor duke i vrarë të vëllanë që gjendej jashtë vendi, ndërkohë që u bë me dije se vetë djali i Kronit u ekzekutua më vonë në një tjetër vend të huaj.

AKTET E KRYERA NGA BATRA

Rezulton se Edi Batra është arrestuar në vitin 1997 për akuzën e grabitjes me armë

në dy raste me pasojë ekzekutimi­n e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi. Pikërisht për këto 2 krime të rënda, Batra është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë me burgim të përjetshëm. Deri në fund të muajit janar 2020, rezulton se Edmond Batra kishte kryer 23 vite e 1 muaj burgim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997 në qytetin e Shkodrës, ku Edmond Batra ka hyrë në banesën e komshiut të tij, për ta grabitur.

Lulash Kroni, në atë periudhë punonte si kambist në Shkodër kur Batra ka hyrë për ta grabitur. Por, pasi është ndjerë nga Kroni, ai e ka qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje Edi Batra është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

Vrasja e kambistit Lulash Kroni, solli serinë e hakmarrjev­e mes dy familjeve, pasi djali i Lulashit, 6 muaj pas ekzekutimi­t të babait, ka udhëtuar drejt Milanos në Itali, ku ka ekzekutuar me armë zjarri vëllanë e Edi Batrës, Landi Batra. Vrasja e Land Bratës, është bërë nga djali i Lulashit, me emrin Art Kroni. Ky i fundit pas vrasjes në Milano, është kthyer në Shkodër dhe 3 muaj më pas është larguar në drejtim të Kolumbisë, ku është vrarë me disa plumba në këtë shtet.

Nuk dihet me saktësi nëse vrasja e Art Kronit, ka ndodhur për hakmarrje apo si pasojë e konfliktev­e të drogës që shqiptarët kishin me njëri- tjetrin në Kolumbi. Ndërsa një episod tjetër për të cilën është akuzuar Batra, është një tentativë grabitje e një qytetari tjetër në Shkodër, i cili quhej Marian Trepçi dhe punonte si muzikant. Grabitësit kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së Marianit, për t'i vjedhur makinën, por pasi ai i ka ndjerë dhe u ka folur autorëve, Mariani është qëlluar për vdekje.

 ?? ?? VIKTIMA janë shënuar nga akti i kryer nga Batra në Shkodër. Pasi u tha se vrau për ta grabitur kambistin, djali i viktimës i vra vëllanë Batrës, ndërkohë më vonë edhe djali i kambistit vritet. Historia e Batrës u mësua kur kërkoi lirimin me kusht
VIKTIMA janë shënuar nga akti i kryer nga Batra në Shkodër. Pasi u tha se vrau për ta grabitur kambistin, djali i viktimës i vra vëllanë Batrës, ndërkohë më vonë edhe djali i kambistit vritet. Historia e Batrës u mësua kur kërkoi lirimin me kusht
 ?? ?? Burgu i Peqinit
Burgu i Peqinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania